/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Krishti u Ngjall!

Krishti u Ngjall!

Krishti u Ngjall!

 

Çfarë është ajo që e bëri Kishën të shkëlqej kaq shumë?!Çfarë është ajo që ndriçoi
mbarë botën?! Çfarë është ajo që bëri të krijohet kaq gëzim dhe kënaqësi?!
“Dje” ishim me vajtime,dhe sot me këngë.”Dje” të mërzitur dhe sot të gëzuar.
Krishti u Ngjall së vdekurish dhe gjithë bota u mbush me gëzim.Shkeli vdekjen me vdekje
dhe gjithë ata që ishin në ferr u çliruan.Hapi Parajsën dhe i dha të gjithëve mundësi
të hyjnë në të.Kjo e vërtetë kaq e thellë, e pamundur për tu kuptuar!
Kaq lartësi e madhe, e pamundur për tu matur!Kaq mister i çuditshëm që kapërcen
mendjen njerëzore!Ëngjëjt himnojnë duke gëzuar për shpëtimin tonë.Gëzojnë profetët
duke parë plotësimin e profetësive të tyre.Mbarë bota feston bashkë me ne sepse erdhi
dita e shpëtimit.Shkëlqeu përsëri dielli i drejtësisë.
Krishti u Ngjall!

 

 

Shën Theodhor Studhiti



Përkthyer nga A.Marini