/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Krishtlindje! Festa e parë e Krishtërimit!

Krishtlindje! Festa e parë e Krishtërimit!

  Krishtlindje! Festa e parë e Krishtërimit!

 
” Ja Krishti Lind Lavdërojeni,Ja Krishti qiellit vjen dilni priteni,
Ja Krishti mbi dhenë ngrehuni”.
 “Sot u zgjidhën të lidhurat shumëvjecare!Djalli u turpërua!Demonët u arratisën!Mallkimi u zhduk! Mëkati u përndoq! Mashtrimi u largua! E vërteta u zbulua! Mbretëria e qiejve zbriti në tokë! Perëndia zbriti në tokë dhe morri trup!
Krishtlindje! Festa e parë e Krishtërimit!
Perëndia i Lavdishëm vjen në mënyrë paqësore në tokë,qetë në njerëzimin e shumë pasioneve,duke shprehur kështu dashurinë  e Tij. U gjend vendbanimi i përshtatshëm për të pranuar Mbretin e të gjithëve.Dhe kjo është e kulluara,e pacënuara Virgjëresha Mari.
Erdhi Perëndia që të shfaqë Mbretërinë e Tij.
Erdhi që të na ngrej nga skllevër të mëkatit duke na bërë mbretër të Mbretërisë së Qiejve.
“Pendohuni sepse u afrua Mbretëria e Qiejve”(Mt.4:17). Ky ishte predikimi i parë i Jesu Krishtit.
Pendohuni,ndërroni mënyrë jetese sepse po afron Mbretëria e Qiejve.
Erdhi në tokë,është e pranishme!
Ky është mesazhi që përcjell festa e Krishtlindjeve tek njerëzit.
Erdhi Perëndia në tokë që të cliroj njerëzit nga punët e të ligut!
Erdhi që të vendosi në botë Mbretërinë e Tij!
Erdhi që ta bëj botën Mbretëri!
Erdhi për të dhënë paqe,gëzim dhe bekim!
 
Të gjithëve  ne na u dha  mundësia që  të bëhemi  pjesëtar të Mbretërisë së Qiejve!
 
Krishtlindje të bekuara!
 
Përkthyer nga A. Marini 
 

Krishtlindje! Festa e parë e Krishtërimit!