/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Lotët e Hyjlindëses Mari!

Lotët e Hyjlindëses Mari!

Lotët e Hyjlindëses Mari!

 

Janë rruaza të bëra nga frytet e një bime të quajtur loti i Virgjëreshës Mari. Tradita thotë se kjo bimë u rrit poshtë Kryqit të Krishtit nga lotët e së Tërëshenjtës që ranë në tokë.
Dikur,një murg qëndronte i trishtuar , sepse nuk mund të mësonte të thurrte komboskinë.
Atëherë e Tërëshenjta iu shfaq dhe e pyeti: “Pse je i trishtuar ?”. Ai iu përgjigj asaj: “Unë nuk mund të mësoj të thur një komboskinë”.
E Tërëshenjta i dha këto fara dhe i tha: “Merri lotët e mi, kultivoji dhe bëj një komboskinë lutjeje dhe thuaj: “Zot Jezu Krisht, ki mëshirë për mua”
“Zonjë e Shenjtë Hyjlindëse na shpëto.”
Zakonisht komboskini përfundon në një xhufkë, qëllimi i së cilës është për të fshirë lotët .
“po ajo me lot më lagu këmbët, dhe me flokët kokës së saj i fshiu”.( Lk 7:44)

 

Përkthyer nga N.Ikonomi

 

Lotët e Hyjlindëses Mari!