/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Mësimet e Ungjillit, veprat e Shenjtorëve

Mësimet e Ungjillit, veprat e Shenjtorëve

Mësimet e Ungjillit, veprat e Shenjtorëve

 

(Mateu 10:32-33,37-38
19:27-30)

Karakteristikë e jetës shpirtërore është fakti që vazhdimisht secili ka një  qëllim.Nuk ndien asnjëherë lodhje.Dembelizmi dhe lodhja janë njerëzore,tokësore,nuk kanë lidhje me njeriun e Perëndisë.Ditë e re,jetë e re.Njeriu   përton dhe lodhet shpejt sidomos atëherë kur nuk ka ndonjë kënaqësi.Angazhohet dhe gjallërohet kur ka si qëllim dicka që i jep kënaqësi.Nëse duhet të sakrifikoj pa pritur të marrë shpërblim atëhere ndihet i lodhur,i rëndon dhe vetja.Ka brenda vetes një shqetësim dhe ngatërohet  aq shumë sa nuk di çfarë bën.
Por gjërat janë mëse te qarta sepse nuk kemi përball nesh thjesht mësimet e Ungjillit por edhe historinë e dy mijë vjetëve,përvojën e Kishës dhe të gjithë Shenjtorëve.Në jetën e Shenjtorëve shohim Ungjillin në vepra.Duke studiuar Ungjillin  paralelisht me jetën e Shenjtorëve nga të cilët marrim shembull,nuk gabojmë.Përse gabon? Sepse thellë brenda vetes të vjen mirë kur gabon.Pra ti vetë zgjedh gabimin.Në vënd që të ndikohemi nga e mira,ndikohemi nga gjëra të rreme.
Ashtu si Krishti,Biri shfaqi Atin dhe Shpirti i Shenjtë shfaqi Krishtin,Shenjtorët shfaqin tek ne Shpirtin e Shenjtë.Eshtë kjo pikërisht që i bëri ata të Shenjtë,i shenjtëroi.
Të gjithë jemi fëmijët e Perëndisë.Të gjithë  na fton të bëhemi Shenjtorë.
E duam ne këtë ?

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses ”

 

Mësimet e Ungjillit, veprat e Shenjtorëve