Mësojini fëmijët të jenë shërbëtorë të mirë!
Një të diel, kur shporta e ofertës po kalonte mes besimtarëve në kishë, një djalë i vogël i kërkoi mbajtësit të saj ta vendoste shportën në dysheme. Atëherë djaloshi vuri këmbët mbi shportë dhe tha: “Unë dua t’i jap veten time Perëndisë. Kjo është e gjithë ajo që unë mund të jap”. “Së pari, ata i dhanë veten e tyre Zotit”.
*****
Pasi dëgjoi predikimin për shërbimin, një burrë i tha priftit: “Ky është shqetësimi në Krishterim dhe në kishë: gjithmonë jep, jep, jep!”.
Prifti pa nga burri dhe i tha: “Zotëri, unë dua të të falënderoj që më dhe përkufizimin më të saktë, të cilin asnjëherë nuk e kisha dëgjuar në Krishterim”. Në të vërtetë, kjo është motoja e Krishterimit: Jep! Perëndia dhuroi Birin e Tij. “Ky është gjaku im … Ky është trupi im i dhënë për ju… Biri erdhi… të japë jetën e Tij, si një shpërblim për shumë veta”.
“Dhe a duhet që unë të jap dhe të jap përsëri?” – dhe engjëlli u përgjigj: “Jo, vetëm vazhdo të japësh derisa Ai mos të të japë më”.
Shtëpia është vendi për t’u mësuar fëmijëve konceptin e krishterë të shërbimit.
*****
Një grua nga një familje e njohur amerikane tregon se si i ati i mësoi shërbimin e krishterë në një moshë të re:
Babai im kishte tri kuti druri, të ngjashme me arkat e kursimit dhe unë vendosja një monedhë dhjetëcentëshe në një nga ato, një monedhë tjetër dhjetëcentëshe në tjetrën për ndihmesë. Pastaj merrja një monedhë tjetër dhjetëcentëshe, të cilën e shpenzoja zakonisht për ëmbëlsira. Një herë në vit im atë dhe unë uleshim që të vendosnim se çfarë do të bënim me paratë e kutisë së kursimit. Në gazetën “Times” kisha lexuar për shumë raste bamirësie, rreth 100 (një bamirësi në vit për familjet në nevojë e mbështetur nga Nju Jork Times). Disa nga historitë ishin kaq tragjike, saqë unë nuk mund të vendosja se për cilën familje t’i shpenzoja paratë. Tim atë dhe mua na shqetësonte fakti se disa familje ndoshta nuk mund të fitonin paratë e nevojshme. Kështu që unë përfundoja duke shkruar një letër te “Times” të jepja paratë për familjen që kishte më shumë nevojë. Ata merrnin gjysmat e parave të kutisë. Gjysma tjetër shkonte në kishë.
Sa mënyrë e bukur për prindërit t’u mësojnë fëmijëve të tyre përdorimin me përgjegjësi të bekimeve të Perëndisë!