“Mik, si ke hyrë këtu pa rrobën e dasmës?”
Paravolia e sotshme,e dasmave mbretërore ka pika të përbashkëta me paravolinë e ” bujqve të këqij”.Në të dy paravolitë shfaqet :nga njëra anë dashuria e përjetshme e Perëndisë për njeriun me ftesën për shpëtim,dhe nga ana tjetër qëndrimi indiferent i të ftuarve por dhe vrasja e të dërguarve të Perëndisë.Megjithë sjelljen armiqësore të të ftuarve,plani i Perëndisë nuk anullohet por vazhdon me të ftuar të rinj.
Paravolia e sotshme ka dhe dicka të vecantë.Mbreti-Perëndia ndodhet në kontakt të drejt-përdrejtë me të “ftuarit” dhe është në dijeni se sa ata e dinë rëndësinë e ftesës dhe nëse janë të paraqitur me veshjen e përshtatshme,d.m.thënë me veprat e virtytit.
Për të hyrë në mbretërinë e qiejve nuk mjafton vetëm ftesa,akoma dhe kur të ftuarit e presin atë me gëzim.Që të hyjmë në mbretërinë e qiejve, duhet jemi të denjë.
” Përderisa vendosët t’i bindeni Perëndisë,thekson apostull Pjetri,mos lini të komandojnë jetën tuaj dëshirat dhe pasionet që kishit para se ta njihnit Atë”.
Sjellja juaj të jetë e shenjtë,sepse i Shenjtë është Perëndia që ju ka thirrur-ftuar.
“Jini, pra, të përsosur,sikurse është i përsosur edhe Ati juaj”.(Mtth 5:48).
“Rroba e dasmës” në paravoli,vërtetohet nëpërmjet veprave të besimit,të dashurisë dhe të drejtësisë.Këto janë frytet e jetës së re më Krishtin.Këto vepra,janë vepra drite,që të dallohen nga veprat e errësirës.Nëpërmjet këtyre veprave lavdërohet emri i Perëndisë.
“Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve,që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej”.(Mtth 5:16).
Jeta është dhuratë e Perëndisë tek të gjithë ne.
Këtë jetë do duhet ta përkushtojmë në shërbim të Perëndisë.T’i ofrojmë veten tonë si një therrore e gjallë,e shenjtë,e mirëpritur nga Perëndia
At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “
Përkthyer nga A.Marini