/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Mjerë ata që bëjnë mëkate dhe nuk pendohen…!

Mjerë ata që bëjnë mëkate dhe nuk pendohen…!

Mjerë ata që bëjnë mëkate dhe nuk pendohen…!

 

Ky tregim u morr prej sinaksaristit të 28 Prillit dhe na tregon këto:

Gjatë vitëve që jetoi mbreti Iraklio dhe Niqita Patrikiu, në fillim të shekullit të shtatë, jetonte në Kartagjenën e Afrikës së Veriut një ushtar mbretëror dhe meqenëse në qytet ra sëmundja e murtajës, mori familjen e tij dhe vajti në një vend jashtë qytetit për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë. Atje djalli e shtyu në mëkat trupor dhe fjeti me gruan e bujkut të tij. Pas kësaj e zuri sëmundja dhe vdiq. Tre orë pas varimit të tij filloi të bërtasë prej varit të tij duke thënë: « Më mëshironi». Kur hapën varin e gjetën të gjallë, por nuk mund të fliste. Pas tre ditësh foli dhe tha këto: «Kur shpirti im do të dilte nga trupi, shikoja ca etiopë të zinj dhe të tmershëm në pamje, të cilët m’u vërsulën. Pastaj pashë dy të rinj shumë të pashëm dhe m’u kënaq shpirti, të cilët pasi më morën, më ngjiten në qiell. Gjatë rrugës doganat e të zinjve analizonin çdo mëkat timin. Për ato mëkate që kisha bërë përgjigjeshin ëngjëjt që më shoqëronin duke radhitur si kundërpeshë veprat e mia të mira që kisha bërë. Para hyrjes së qiellit takuam doganën e tradhëtisë bashkëshortore, që kisha bërë para se të vdisja. Atje demonët më mundën dhe më zbritën në thellësitë më të erëta të tokës, ku gjenden shpirtët e mëkatarëve dhe provojnë dhimbje të padurueshme, të cilat nuk mund t’i tregoj goja e njeriut.

Unë kur më zbritën atje qaja dhe vajtoja. Atëherë u dukën përsëri ata dy të rinjtë, të cilëve iu luta me lot në sy të më japin pak kohë për t’u penduar. Atëherë ata i thanë njeri – tjetrit: «Je dakord me të, t’i japim pak kohë që të pendohet siç thotë»? Tjetri u pergjigj:«Po». Atëherë e ngjitën shpirtin tim në var ku ishte edhe trupi. Duke parë unë se trupi im ishte si baltë dhe llum nuk doja të hyja brenda në të. Atëherë të rinjtë më thanë: « Ka mundësi të pendohesh nëqoftëse nuk do të hysh përsëri në trupin tënd? Dhe pastaj të luftosh për t’u penduar, sepse me gjithë trupin e ke bërë mëkatin dhe me gjithë trupin duhet edhe ta shlyesh» Hyra pra brenda në trupin tim, u ngjalla përsëri dhe fillova të bërtas.

Ata që e dëgjuan që bërtiste nga vari « Më mëshironi» filluan secili të mendohet për mëkatet e tij. Pasi e panë kur erdhi në vete, të këputur dhe plot me lotë, i luteshin të hajë, por ai nuk i dëgjonte dhe duke shkuar drejt kishës ra në tokë dhe bërtiti me zë të lart: « Mjerë, mjerë ata që bëjnë mëkate dhe nuk pendohen. I pret ferri i tmershëm dhe gjykimi i rreptë».

Vazhdoi në këtë mënyrë dyzet ditë me kreshmime, agripni dhe duke e rrëfyer këtë çudi shumë të krishterëve të tjerë, të cilët kur e dëgjonin menjëherë kujtonin mëkatët e tyre dhe pendoheshin për ato, dhe duke parashikuar vdekjen e tij 12 ditë para, fjeti me Zotin.

 

Marrë nga libri :”Tregime nga jeta tjetër”