Mt.14:22-34-Predikime
“Kini guxim,mos u frikësoni “
Në Ungjillin e sotshëm shohim qartë dashurinë dhe kujdesin e Zotit Jesu Krisht për nxënësit e Tij.U shkoi pranë dhe i ndihmoi kur ata të trembur qëndronin në mes të detit të egërsuar.Apostull Pjetrit i dha fuqinë të eci edhe ai mbi ujë duke i treguar se nëse ka besim tek Ai mund të kapërcej cdo vështirësi për të arritur tek Ai.Edhe nëse e humb pak besimin,Ai është pësëri pranë tij dhe nuk do e lerë të mbytet në “dallgët e egërsuara të botës”.
Kjo lundër e vogël na përgjan me Kishën e Tij.Në lundrën -Kishën e Krishtit hyjnë gjithë ata që e besojnë Atë.Cdo besimtar është një prej udhëtarëve të lundrës apostolike.Kapiteni i tyre drejtues është vetë Zoti Jesu Krisht,i cili është kreu i Kishës që udhëheq dhe e drejton pa asnjë gabim ekuipazhin në rrugën drejt Mbretërisë së Perëndisë.Cdo njeri që hyri në këtë lundër do të dali në bregun tjetër,atje ku ndodhet mbretëria e qiejve.
Kur nxënësit ishin të frikësuar Jesu Krishti u thotë: “Kini guxim,jam unë,mos u frikësoni”.
Frikë ndjejnë edhe shumë nga ne në furtunat e jetës. Që të mos mbytemi në dallgët e detit të egërsuar duhet që të korrigjojmë drejtimin e lundrimit.T’i kemi vazhdimisht sytë te drejtuar te Zoti dhe Shpëtimtari ynë duke u mbështetur te ndihma e Tij në jetë të jetëve.Amin.
Përkthyer nga A. Marini