/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Ndershmëria

Ndershmëria

Ndershmëria

 

Virtytet -6

 Njeriu i ditur që ka njohuri jeton sipas vërtetësisë me anë të një jete krejtësisht të ndershme. Ndershmëri do të thotë, para së gjithash, të flasësh të vërtetën dhe kurrë të mos “japësh dëshmi të rreme” (Eksodi 20”16). 

    Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të: sytë krenarë, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemra që kurdis plane të këqia, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve (Fjalët e urta 6:16-19; Kr. 11:1, 12:17. 17:4, 21:28, 25:14, 18).

    Ky mësim themelor i shkrimit është, gjithashtu, ai i apostujve.

Përunjësia 

Në traditën orthodhokse, përunjësia është quajtur shpesh “nëna e të gjitha virtyteve” dhe krenaria është emëruar “shkaku i të gjitha mëkateve.” Person i ditur dhe i ndershëm është ai që është i përunjur. 

    Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

    Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët sesa të ndash prenë me krenarët.

    Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi (Fjalët e urta 16:18, 16:19, 29:23).

    Sipas Ungjillit, në Këngën e Virgjëreshës, Zoti i shpërndan krenarët në mendimet e zemrave të tyre dhe i lartëson ata që janë të përunjur dhe të butë (Kr. Lluka 1:51-52). Ky është mësimi i saktë i Jisuit.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Ndershmëria