Ngjitja e Zotit Krisht në qiej
Tingulli i «lV»
“Fluturove në qiellin o Krisht Perëndi dhe Zot , dhe i gëzove dishepujt duke u premtuar Shpirtin e Shejntë që lartazi, dhe me Bekimin që morën u siguruan se i Biri Perëndisë je Ti dhe Shpëtimtar i Botës”.
Festa e “Ngjitjes së Zotit Krisht në qiej ” që festojmë cdo vit dyzet ditë pas Ngjalljes së Krishtit,është një nga festat më të mëdha të Kishë sonë,ashtu si Krishtlindjet,Uji i Bekuar,Metamorfoza e Shpëtimtarit, Pësimet e Krishtit,Ngjallja, edhe Analipsi. Analipsi është gjithashtu ngjarja e tretë e madhe para fundit të botës.Eshtë një ngjarje historike por njëkohësisht dhe një mrekulli e madhe.
Eshtë ngjarje historike sepse ndodhi në vend të caktuar,në malin e ullinjve në Palestinë në një kohë të caktuar,në gjysmën e parë te shekullit të I pas Krishtit.Këtë ngjarje e panë vetë me sy ungjillorët e Shenjtë dhe e përshkruajnë me hollësi. Eshtë një mrrekulli e madhe sepse ne mënyrën që ndodhi tregon se tejkalohen ligjet njerëzore.Jesu Krishti dyzet ditë pas Ngjalljes, pasi ishte shfaqur shumë herë,shfaqet edhe një herë akoma te nxënësit e Tij.Diskuton me ta.I mëson dhe i kujton sa i kishte thënë para pësimeve.Më pas i merr me vete në malin e ullinjve dhe i bekon.
“50Pastaj i nxori jashtë deri në Betani; dhe ngriti duart e tij e i bekoi. 51Edhe duke i bekuar ata ai u nda prej tyre, edhe u ngjit në qiell. “( Luka 24:50-51). Duke i bekuar ndahte nga nxënësit e Tij.Dhe vjen një re që e merr dhe e ngjit ne qiell . Kështu largohet deri sa humbet nga sytë e tyre. “9Edhe si tha këto, ndërsa ata po shihnin u ngrit lart, dhe një re e mori nga sytë e tyre. 10Edhe ndërsa ata ishin duke vështruar në qiell, kur po shkonte ai, ja dy burra me rrobë të bardhë tek qëndruan pranë tyre, 11të cilët edhe u thanë: O burra Galileas, pse rrini e vështroni në qiell? Ky, Jisui që u mor prej jush lart në qiell, do të vijë kështu, siç e patë atë duke shkuar në qiell.”(veprat e apostujve 1:9-11).
At Avgustin Miro