/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Njohja

Njohja

 Njohja

 

 

Virtytet-4

Besimi dhe shpresa shkojnë së bashku me njohjen. Ato janë ndërtuar në njohjen dhe të çojnë në njohje. Sepse ajo që “nuk shihet” besohet mbi bazën e asaj që shihet. Dhe kuptimi i asaj që shihet varet në besimin dhe shpresën e asaj që nuk shihet. Besimi dhe shpresa e dikujt në aftësinë për të njohur, për t’u besuar shqisave të tij, mendjes së tij dhe zbulesës së Perëndisë së tij, janë baza e çdo njohurie. Njeriu u krijua që të njohë Perëndinë; jo vetëm të besojë në Atë dhe të shpresojë në Atë, por ta njohë Atë dhe kështu ta dojë Atë dhe t’i shërbejë Atij. Njohja e Perëndisë është drejtimi dhe synimi i jetës së njeriut, qëllimi i krijimit të tij nga Perëndia. Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jisu Krishtin që ti ke dërguar.  O Atë i drejtë, bota nuk të ka njohur, por unë të kam njohur; dhe këta e kanë njohur se ti më ke dërguar. Dhe unë i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bëj ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën ti më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta (Joani 17:3, 25-26).

 

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise 

 

Njohja