Pak nga pak vjen Hiri i Perëndisë
Zoti u ngjall vëllezër që të ngjallemi ne.
Tani, për sa kohë ndodhemi në këtë botë, ngjallet shpirti i cili është i vdekur nga mëkati dhe pas kësaj jete, ngjallet për jetën e përjetshme.
Të gjithë pak a shumë dimë dicka nga kjo e vërtetë, që ekziston edhe një tjetër realitet,ekziston edhe “jeta hyjnore “,jeta e vërtetë që na jep Krishti.
Megjithatë gjithmon të krishterët mbeten me një ndjenjë që nuk u realizua plotësisht ajo që donin dhe prisnin të ndodhte në shpirtin e tyre këto ditë të Shenjta.
Zoti bëri gjithë vullnetin e Atit -u bë njeri, vdiq dhe u ngjall për ne- dhe ky fakt është realitet.Ne, në bazë të shkallës së besimit që kemi,në bazë të shkallës së gadishmërisë tonë,në bazë të dashurisë tonë për Atë,në bazë të mundimeve dhe përpjekjeve tona, marrim cdo herë dicka nga kjo e vërtetë.Pak nga pak do zotërojmë atë që Zoti bëri për ne.Dhe nga njëra anë më mirë që ndodh kështu.Sepse nëse na jepen të gjitha të mirat menjëherë,nëse na jepen të gjithë bekimet për njëherësh do mund ti zotërojmë sic duhet? Do arrij shpirti ynë të jetë i përulur dhe të mbajë gjithë këto bekime,apo do krenohet dhe do bjerë shumë më tepër dhe do humbas?!
Pak nga pak vjen Hiri i Perëndisë.Dhe të mos ndikohemi nga ato çfarë dëshirojmë dhe prisnim ne,por gjithmon të jemi të përgatitur të shohim atë që na dha Zoti,qoftë edhe e pakët sepse i pakët ishte edhe besimi ynë .Dhe këtë “pak” ta vlerësojmë,ta duam,ta përqafojmë,ta zotërojmë,të gëzohemi për këtë,të falenderojmë Perëndinë dhe ta ruajmë si “dritën e syve”.Të kemi kujdes të mos e largojmë edhe këtë “pak”. Dhe Zoti,duke parë që nuk jemi lakmues por këtë pak Hir Perëndie që vjen ne e vlerësojmë dhe e falenderojmë, na jep akoma e akoma më shumë.
At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “
Pak nga pak vjen Hiri i Perëndisë