/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Para Lartësimit

Para Lartësimit

Para Lartësimit

 

“……që të mos humbasë kushdo që t’i besojë atij, po të ketë jetë të përjetshme”!
E djela e sotshme mban emrin “E Djela para Lartësimit të Kryqit të Nderuar”.
Përmbajtja e ungjillit të sotshëm flet për veprimin e shpëtimit të Jesu Krishtit,pika kulminante e të cilit është “Kryqëzimi i Tij”.
Pjesa e parë e paravolisë lidh kryqëzimin e Krishtit me një ngjarje të historisë :lartësimin e gjarpërit prej bronxi me anë të cilit shpëtonin izraelitët nga helmimet vdekjeprurëse të gjarpërinjve në shkretëtirë.Kështu,edhe lartësimi i Zotit Krisht mbi kryq na shpëtonin nga mëkati vdekjeprurës dhe i jep njerëzimit mundësinë e jetës së përjetëshme.
Pjesa e dytë e paravolisë na zbulon qëllimin e lartë të trupëzimit të Zotit Krisht,të ardhjes së Tij në botë .
Dashuria për botën është kriteri i veprës shpëtimtare të Krishtit.”Sepse Perëndia aq e deshi botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që t’i besojë atij, po të ketë jetë të përjetshme”.
Sakrifica e Krishtit na jep mundësinë të kuptojmë se sa e madhe është dashuria e Perëndisë për njeriun dhe për gjithë botën.Shpëtimi erdhi për gjithë botën por do të shpëtojnë vetëm ata që besojnë te Biri i Perëndisë.Pa pasur besim te Krishti,jemi larg mundësisë së shpëtimit.
Besimi,i cili shoqërohet me vepra të virtytshme na con pranë Perëndisë.Të besojmë te Biri i Tij dhe të ndjekim ungjillin e Tij.

 

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Para Lartësimit