Shpirti i Shenjtë e thotë qartë se në kohët e fundit disa do të largohen nga besimi,duke dëgjuar shpirtrat e rremë dhe mësimet e djajve.Ata do të mashtrohen nga njerëz hipokritë dhe gënjeshtarë,ndërgjegja e të cilëve është damkosur.Ata ndalojnë martesën dhe urdhërojnë të mos hani nga ushqimet që Perëndia i krijoi.Ai i krijoi këto ushqime që ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën,t’i hanë duke e falënderuar.
Detyrat ndaj të tjerëve!
Të moshuarin mos e qorto ashpër,por këshilloje si atë,të rinjtë si vëllezër,të moshuarat si nëna,të rejat si motra me shumë dlirësi.
Ndero vejushat që janë vërtet të veja.Por nëse një vejushë ka fëmijë ose nipër,këta le të mësojnë së pari të tregojnë përkujdesje për njerëzit e shtëpisë së tyre dhe t’ua shpërblejnë prindërve të tyre,sepse këtë gjë pëlqen Perëndia.Por ajo që është vërtet vejushë dhe ka mbetur e vetme,e ka shpresën në Perëndinë dhe vazhdon në përgjërim dhe lutje natë e ditë.
Ndërsa ajo që jeton në shturrje,është e vdekur edhe pse rron. Letra e parë drejtuar Timotheut!