/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Pendimi i gruas Samaritane

Pendimi i gruas Samaritane

Pendimi i gruas Samaritane

 

(Joani 4:5-42)

Duke shkuar Zoti Jesu Krisht në qytetin Sihem ndaloi pranë  pusit të Iakovit.Atje shkoi për të mbushur ujë dhe një grua Samaritane.Jesu Krishti “burimi i urtësisë ” kërkoi nga gruaja t’i japi të pi ujë nga pusi.Ajo që Zoti Krisht kërkonte në të vërtetë ishte ta largonte atë nga jeta e shturur që bënte dhe ta drejtonte drejt shpëtimit.Gruaja u cudit sepse Judenjtë nuk kishin mardhënie të mira me Samaritanët.Gjatë bisedës Zoti Krisht i foli asaj për të vërtetat e shpëtimit.I flet për ujin që nuk ndien më etje,për ujin jetëdhënës.Në të vërtetë këto fjalë nuk ishin të qarta dhe të kuptueshme për gruan ndaj i tha Zotit:”më jep o Zot të pi nga ky ujë që mos kem më etje dhe mos të mundohem më deri këtu”.Duke vazhduar bisedën Zoti Jesu Krisht i flet gruas për jetën që ajo kishte bërë dhe kjo bisedë nuk kishte si qëllim ta ofendonte apo ta lëndonte atë,por të zbuloj tek ajo dëshirën për shpëtim.

Ungjilli i sotshëm na mëson se si një mëkatare është e mundur të bëhet e shenjtë mjafton të komunikoj me Zotin Jesu Krisht.Gruaja Samaritane,të cilën sot e kremtojmë si dëshmore të madhe, Shën Fotini,fitoi komunikimin me Përëndinë sepse hodhi sytë brënda “pusit të zemrës” së saj ashtu sic dëshiron Perëndia.U kthye në pendim dhe u ngjall shpirtërisht  përpara Zotit.
Këtë forcë duhet të gjejmë edhe ne dhe të shohim brënda nesh të pastrojmë ” pusin e shpirtit ” tonë me pendim dhe përulësi.
Ashtu sikundër gruaja fitoi mardhëniet e saj me Perëndinë ,kështu edhe ne të fitojmë ngjalljen tonë shpirtërore. Amin.
 
 
Përkthyer nga N. Ikonomi 
 

Pendimi i gruas Samaritane