Predikimi i Ungjillit Lk.8:27-39)
Historia e Ungjilit të sotshëm ka karakter didaktikë dhe është pak a shumë e dëgjuar dhe e njohur për ne.Duke shkuar Zoti Jesu Krisht përtej Galilesë,në vendin e gadarinëve,takoi një djalë të demonizuar,i cili ishte i zhveshur dhe endej rrugëve të qytetit si egërsira nëpër shkretëtirë.Demonët që e kishin pushtuar,e njojtën menjëherë Perëndinë me praninë e Jesu Krishtit dhe i kërkuan t’i lejoj të hyjnë tek tufa e derrave që kulloste atje pranë.Zoti Jesu Krisht i lejoi dhe ata me tërbim hynë tek derrat të cilët menjëherë u hodhën në greminë dhe ngordhën.Kur dëgjoi populli këtë mrrekulli rëndën ta shihnin nga afër dhe e gjetën djalin që ishte i demonizuar të veshur dhe qëndronte i ulur te këmbët e Jesuit duke dëgjuar me vëmendje fjalët e Tij.Por në vend që të lavdërojnë Perëndinë dhe të besojnë tek madhështia e Tij,populli i frikësuar i kërkoi Jesu Krishtit të largohet nga qyteti i tyre.
Vetëm djali që u shërua i lutej Jesiut ta ndjeki pas. Zoti e këshilloi të kthehet në shtëpi dhe t’ia tregoj të gjithëve cudinë që Perëndia bëri tek ai.
Kjo histori ndoshta na duket se nuk na përket dhe as ka lidhje me ne,por nuk janë të pakta herët kur zemrat tona pushtohen nga frika e ngasjeve dhe mundohen nga ndikimi i demonëve. Dhe nuk është e nevojshme që të gjendemi në pozitën e të demonizuarit të ungjillit të sotshëm,kur zemra dhe mendja jonë zotërohet nga mendime dinake dhe të këqija dhe ecuria jonë shpirtërore është plotësisht katastrofike.
Shpesh herë dëgjojmë për krime të bëra në “momente depresioni”.Shpesh veprojmë gabim duke qënë të verbuar nga pasionet e momentit.Por nuk duhet të harrojmë se kur e lëmë veten në dorë të ngasjeve ,atëherë ndalon cdo llogjikë dhe vetëkontrroll dhe rezultati është pak a shumë si i tufës së derrave në greminë.
Nuk ka pse të mbizotërojë frika në zemrat tona kur kemi bashkëluftëtar Zotin Jesu Krisht.Kur vetëm takimin i të demonizuarit me të ishte i mjaftueshëm për ta cliruar nga demonët,atëherë edhe për ne shpëtimi dhe clirimi qëndron vetëm tek takimin ynë me Krishtin.Duke studiuar fjalën e Perëndisë,nëpërmjet jetës së Mistereve që kryhen në Kishë,nëpërmjet marrjes së Trupit dhe të Gjakut të Krishtit dhe së fundi nëpërmjet jetës sonë të virtytshme na jepet mundësia të jemi pjesëtarë të dhuratave Hyjnore.
Përkthyer nga M. Vasili
Predikimi i Ungjillit Lk.8:27-39)