/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Protestantët mbi emerimin ”Hyjlindëse”

Protestantët mbi emerimin ”Hyjlindëse”

 Protestantët mbi emerimin'' Hyjlindëse''

 

Pse ne të Krishterët e quajmë të Tërëshenjtën Hyjlindëse?

Protestantët nuk pranojnë ta quajnë të Tërëshenjtën “Hyjlindëse”, sepse thonë se nuk gjendet kjo fjalë në asnjë vend në Shkrimin e Shenjtë.

Sigurisht që nuk egziston kjo fjalë në Shkrimin e Shenjtë, por egziston në veprat etërve të katër shekujve të parë. Por, dimë nga Shkrimi i Shenjtë se Krishti nuk ishte vetëm Perëndi, por as edhe vetëm njeri, ishte Njeri-Perëndi. Edhe ne orthodhoksët kur themi se Maria është Hyjlindëse nuk nënkuptojmë se ajo dha fillim tek Biri i saj fiziologjik i pafillim. Kjo do të ishte nga ana jonë një blasfemi e madhe. Eshtë Hyjlindëse sepse lindi Krishtin, i Cili është njëkohësisht Njeri edhe Perëndi. Vetë Zoti u thotë judenjve se: “Avrahami gëzohej të shihte ditën Time…”(Joan.8:58). Me shprehjen “Time” do që të deklarojë hyjnizimin e Tij, pafillimësinë e natyrës së Tij hyjnore. Loti si njeri atëherë ishte në moshë 30 vjeç, kurse Avrahami jetoi para 2000 vjetësh.Pra kur thotë “ditën Time” i referohet hyjnizimit të  Tij.Përforcimin dogmatik të termit “Hyjlindëse” e bëri Sinodi i tretë Ekumenik, që zhvilloi punimet në Efes në 430 pas Krishtit. Por edhe para mbledhjes së Etërve kemi dokumente të shkrimtarëve të Shenjtë, që na e quajnë Hyjlindëse. 

Ja disa prej tyre:

Athanasi i Madh thotë: Engjëlli që shfaq pohon se është dërguar prej Perëndisë, ashtu si kryeëngjëlli Gavriel iu shfaq Zaharisë dhe më vonë në lidhje me Hyjlindësen Mari.

Vasili i Madh shkruan: “Konsideroj ato dëshmi të mjaftueshme të mbrojnë besimin e atyre që duan Krishtin, të cilët nuk pranojnë se Hyjlindesja pushoi së qenuri e virgjër.’-

Shën Grigor Theollogu shkruan: “Në ‘rast se ndonjëri nuk pranon Marinë si Hyjlindëse nuk pranon hyjnizimin.

Gojarti i Shenjtë shkruan: “Asgjë, pra, në jetë nuk krahasohet me Hyjlindësen Mari. Kërko njeri në gjithë krijimin me mendimin tënd nëse egziston diçka e drejtë ose më e madhe nga Virgjëresha Hyjlindëse.”

 

Botuar nga “KOSHERJA ORTODOKSE”

SELANIK

 

 

 

PROTESTANTET MBI EMERIMIN “HYJLINDESE”