/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Protestantet -Mbi nderimin e Ikonave të Shenjta

Protestantet -Mbi nderimin e Ikonave të Shenjta

Protestantet -Mbi nderimin e Ikonave të Shenjta

 

Na akuzojnë protestantët se u kushtojmë adhurim të madh ikonave të Shenjta dhe lipsaneve të Shenjta.I informojmë se nuk u kushtojmë adhurim, por falje nderuese dhe dimë se falja adhuruese i takon vetëm Perëndisë Triadike. Ata mbështeten në porosinë e ligjit të Moisiut që thotë kështu: “Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asgjëje që ndodhet këtu  në qiejt ose aty poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh.”

Analizojmë këtë fragment: Të mos ndërtosh kurrë idhuj për veten tënde e t’i falesh si Perëndi sepse Unë jam Zoti, Perëndia yt. Këtu nuk na flet për ikona, por për idhuj, d.m.th. gjëra të ngjashme me gjëra të pa ekzistueshme, rrjedhimisht ikonat janë ngjashmëri të gjërave ekzistuese, p.sh: idhulli i Boas të Egjiptianëve, të cilin e konsideronin si Perëndi, ishte një gjë e ngjashme e një Perëndie të pa ekzistueshme, kurse ikonat e Krishtit,Hyjlindëses dhe Shenjtorëve janë ngjashmëri të personave ekzistues. Pra, idhujt dhe jo ikonat ndalon ligji i Moisiut të ndërtojmë. Eshtë e qartë se pesha kryesore e rëndësisë është tek shprehja “Unë jam Zoti, Perëndia yt”. Në atë epokë populli jude jetonte midis popujsh paganë dhe Perëndia duke dashur që ta mbajë adhurimin e një Perëndie të vëretë, i ndaloi ndërtimin e hyjnive pagane, sepse nuk janë Perëndi, por demonë. Po këtë na thotë profeti David: “Sepse gjithë Perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejt.”

Ndërsa ndalon Perëndia ndërtimin idhujve, u lejon ndërtimin e ngjashmërive të tjera si p.sh. ëngjëjve, kafshëve, bimëve, dhe madje brenda ambientit adhurues. Kështu ndërtohen me porosi të Perëndisë dy qeruvime me duar të zgjatura mbi arkën e dëshmisë. (Eks.25:17-19). Dy qeruvime të tjera kolosale u vendosën tek të Shënjtat e të Shënjtave në tempullin e Solomonit, (3.Mbret.6:23-

  1. 28) . Këto objekte dhe simbole nuk adhurohen, dhe as nderohen veçanërisht nga lidhja e tyre me Perëndinë.

Meqënëse njeriu  është  i ndjeshëm sepse ka trup të konsumueshëm (të prishshëm) ka nevojë për të ikonizuar Perëndinë edhe me gjëra të ndjeshme. Përderisa Perëndia u njerëzua në personin e Birit të Tij, të Jisu Krishtit, kemi mundësinë ne ta ikonizojmë Krishtin të ngjashëm me ne, përderisa u bë njeri, përveç mëkatit. Në epokën e lashtë na thotë Shën Joan Damaskinoi, nuk mund të ikonizohej sepse nuk kish marrë as trup as formë. Por ajo që ikonizojmë në fytyrën e Krishtit nuk është natyra e Tij hyjnore, por ekzistenca e Tij, d.m.th. personi i Tij i Shënjtë dhe i pamëkatshëm. Kështu ikona përbën pikë të dukshme të prezencës së padukshme të Perëndisë. Pra nderi i ikonave mbështetet në dogmën themelore të besimit tonë, në bërjen njeri të Krishtit dhe në prezencën e Tij të vërtetë midis nesh. Duke u falur tek ikona e Krishtit e adhurojmë si Perëndi të vërtetë, e pohojmë si Shpëtimtarin tonë, i falemi si Perëndi dhe Njeri. Nderi që i bëjmë ikonës nuk drejtohet në materialet, nga të cilat është ndërtuar, por tek personi i ikonizuar. Diçka e ngjashme ndodh edhe me fotografitë e miqve ose të njerëzve tanë dhe të njohurve tanë. I puthim nga dashuria dhe respekti duke nderuar personat e ikonizuara dhe jo letrën e ikonës. Nuk përshtatim ikonën me personin e ikonizuar, sepse kjo do ishte hyjnizim i ikonës, si rrjedhim do ishte blasfemi dhe mëkat. Po ç’bëjmë? I falemi formës së shënjtorit dhe kujtojme formën e tij të gjallë, siç është në Parajsë. Prandaj Vasili i Madh thoshte se “ikonat janë librat e të pashkolluarve.” Kjo ishte dhe doktrina e Sinodit VII Ekumenik, që zhvilloi punimet në 783 në Konstandinopojë dhe dënoi ikonomakinë që zgjati 130 vjet. Ja fragmenti i saktë: “N.q.s. vazhdimisht shikojmë në ikona imazhet e shenjtorëve, më shumë lartësojmë mendjen drejt origjinalit (d.m.th. personit që paraqet ikona) dhe me dashuri i japim nderin dhe e puthim dhe kjo shkon përtej ikonës, tek origjinali.”

 

Botuar nga “KOSHERJA ORTODOKSE”

SELANIK

 

Protestantet -Mbi nderimin e Ikonave të Shenjta