Protestantet -Mbi nderimin e Kryqit të çmuar.
Përveç ikonave, protestantët dhe dëshmimtaret e Jahovait pozicionohen edhe kundër kryqit të çmuar. Thonë se tjetër gjë është kryqi dhe tjetër kryqëzimi i Krishtit. Kryqi ka qënë i mallkuar sepse ishte mjet dënimi dhe ezkekutimi për keqbërësit.
U përgjigjemi si më poshtë: Shkrimi i Shenjtë na thotë në (Deuteronomi 21:23) se “kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri është i mallkuar nga Perëndia dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimni.”, dhe tek (Gal.3:13) lexojmë se Krishti u bë i mallkuar për ne. Eshtë me të vërtetë i mallkuar Krishti? Sigurisht që jo. Ajo do të thotë se mori përsipër mallkimin tonë dhe e shdërroi në bekim. Përderisa Krishti u bë i mallkuar për shpëtimin tonë dhe përderisa shndërroi mallkimin në bekim, përse edhe kryqi të mos shndërrohet nga dru i mallkuar në të bekuar, përderisa mbi të rrodhi gjaku i Tij dhe u shtri trupi i Tij i Tërëshenjtë? N.q.s. mbi të sëmurët conin shami dhe përparse nga trupi i tij dhe sëmundjet iknin nga ata dhe frymat e ndyra dilnin nga ata (Vep. 19:12), përse Kryqi i Zotit të mos ketë hir përderisa u vadit me gjakun e Tij? Formën e kryqit e shohim që në Dhiatën e Vjetër me lartësimin e gjarpërit të bronxtë (Numrat 21:8). Sa për dijeni, në rrugën e tyre për në Kanaan, Izraelitët u sulmuan nga gjarpërinj të helmuar dhe vdisnin. Moisiu pas një Iutjeje tek Perëndia, u porosit që të bëjë një gjarpër të bronxtë dhe ta lartësojë në qendër të fushimit të popullit. Ata që kafshoheshin nga gjarpërinjtë dhe do të shikonin vetëm gjarpërin e bronxtë do të shpëtonin. Ky gjarpër i bronxtë u bë në Dhatën e Vjetër simbol i fitores dhe u zëvendësua në Dhiatën e Re me një simbol tjetër, Kryqin e çmuar. Prandaj edhe i Biri i njeriut, që të mos humbas ai që beson në të, por të ketë jetë të përjetëshme. (Joan. 12:14-15).
Kryqi nuk është simboli i turpit dhe i mallkimit, por burim jete të përjetëshme. Nuk egziston shprehje më e madhe e dashurisë së Perëndisë sesa Kryqi “që i vdekur ngjalli botën e vjetër nga mëkati dhe pajtoi njeriun me krijuesin.” Vetë Zoti na thotë se erdhi çasti të lavdërohet Biri i njeriut dhe i referohej lartësimit të Tij në kryq (Joan. 12:23) Dhe bile na tha se kur të lartësohet nga toka, do t’i tërheqë të gjithë pranë vetes. Duke thënë këto kishte parasysh se me ç’vdekje kishte për të vdekur (Joan.l2:31-32).
Kryqi është ikona e Krishtit të kryqëzuar dhe ka fuqinë dhe hirin e Tij, martirizimin e Krishtit. Prandaj ne të krishterët ortodoksë bëjmë shenjën e kryqit duke nënkuptuar jo vetëm këtë ngjarje të kryqëzimit të Krishtit, por edhe këtë dru të çmuar të kryqit. Madje kryqi përbën anën e jashtme, me të cilën vulosen të gjitha misteret e Kishës sonë pa përjashtim, me anën e të cilave realizohet shpëtimi ynë. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një mjet magjik, por për fuqinë jetëdhënëse të veprimeve hyjnore. Këtë fuqi nuk na e jep shenja e kryqit nga vetja e saj, por lidhjet e kësaj shenje me personin e Krishtit. E njëjta gjë ndodhte edhe me gjarpërin e bronxtë. Nuk shpëtonin izraelitët për shkak të këtij simboli, por për shkak të Perëndisë, i Cili është Shpëtimtari i të gjithëve ne. Në këtë mënyrë, kryqi përbën simbolin e fitores dhe të triumfit kundër djallit dhe kundër veprave të djallit. Dhe në vitet e fundit të jetës nga kjo shenjë do të jetë i siguruar shpëtimi për ata që do të sjellin shenjën e kryqit tek Perëndia.
Kuptimi më i thellë i shenjës së kryqit është të kryqëzojë pasionet tona, të pranojmë hirin e Perëndisë dhe të jetojmë me vetëdije jetën e shpërfytyrimit (metamorfozës)(Mark.8:34) dhe (Mat. 10:38).
Botuar nga “KOSHERJA ORTODOKSE”
SELANIK