/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Protestantët-vazhdim 2

Protestantët-vazhdim 2

Protestantët-vazhdim 2

 

MBISHKRIMIN E SHENJTE

Kur themi Shkrimi i Shenjtë nënkuptojmë tërësinë e Librave të Shenjta që janë shkruar me ndriçimin e Shpirtit të Shenjtë në një periudhë kohore prej rreth 1500 vjetësh, d.m.thënë nga koha e Moisiut, 1400 vjet para Krishtit, deri në kohën e autorit të Zbulesës, rreth 100 vjet pas Krishtit”2.

Protestantët e pranojnë dhe studiojnë vetëm Shkrimin e Shenjtë. Meqënëse ata mohojnë Traditën e Shenjtë të Kishës, për të cilën do të flasim më gjerësisht në kapitullin pasardhës, interpretojnë fragmentet e saj sipas pikëpamjeve të tij personale. Kështu, ata habiten dhe na pyesin përse Kisha jonë nuk i lejon besimtarët e saj të interpretojnë Ligjin Hyjnor dhe ta predikojnë atë publikisht.

Ne u përgjigjemi: Çdo i krishterë ka për detyrë të lexojë Shkrimin, por dhe të drejtën për ta interpretuar me përgjegjësi. Këtë të drejtë e ka Kisha nëpërmjet priftërinjve dhe teologëve të saj. Detyrë për të mësuar popullin kanë peshkopët, priftërinjtë dhe teologët dhe jo çdo besimtar që mban vendin e nxënësit (Mat.28,20). Apostull Pavli thotë: Jo të gjithë janë apostuj, jo të gjithë profetë, jo të gjithë mësues” (Letra I Korint. 12,29). Mësuesit dhe barinjtë mësojnë ato që thotë Kisha dhe jo atë që duan ata. Ata mësojnë në emër të Kishës dhe të Krishtit.

Ata, mbështetur në fragmentin Ungjillorit Joanit (E para e Joanit 2, 20 e 27), na përgjigjen se çdo i krishterë di ta përkthejë Shkrimin e Shenjtë.

Ne u përgjigjemi se Shkrimi i Shenjtë është një pus i thellë. I eturi nuk do të hidhet brënda për të shuar etjen, por do ta nxjerrë ujin me kovë dhe pastaj me gotë do të pijë ujë. Përndryshe do të mbytet. Kështu edhe këtu me Shkrimet e Shenjta, nuk mund që secili ta kuptojë e ta interpretojë mënçurinë e pafund të Perëndise, sepse ndodhet në një masë të ndryshme moshe të Krishtit.

Pothuajse të gjitha herezitë nisen nga Shkrimi, sepse kryetarët e tyre veçuan fragmente të ndryshme, i shpjegonin siç i kuptonin ata dhe u bënë kështu shkaktarë të humbjes së mijra shpirtrave. Eunuku i mbretëreshës së Etjopisë, Kandak, kur ju afrua Apostull Filipi,iu përgjigj me sinqeritet: “Si mund ta kuptoj, kur nuk kam njeri të më udhëzojë?” (Vepr. 8,31) Thënia e Ungjillorit Joan “i dini të gjitha” në fragmentin e mësipërm, do të thotë për atë ç’ka të bëjë me Antikrishtin dhe pasuesit e tij, për të cilët bëhet fjalë në vargjet e mëposhtme të letrës së Shën Joanit.

Shkrimi i Shenjtë kuptohet me tri mënyra: 1) Me kuptimin fjalë për fjalë, domethënë me kuptimin e jashtëm e historik, 2) Me kuptimin alegorik ose metaforik, që është më i larte se i mëparshmi dhe 3) Me kuptimin shpirtëror dhe të jashtëm, në të cilin hyjnë të gjithë ata që kanë mençurinë e Shpirtit të Shenjtë.

Shumë nga ata ngulin këmbë për të treguar edhe fragmente të tjera të Shkrimit, duke thënë se Perëndia shumë herë i fsheh misteret e kuptimeve të Shkrimeve nga të mençurit dhe ua zbulon të vegjëlve e foshnjave (Mat. 11,25).

Ne u përgjigjemi: Perëndia u zbulon dëshirën e tij atyre që janë foshnje në zemër, për shkak të pafajshmërisë dhe pastërtisë së tyre, dhe jo atyre që kanë tru dhe mendime foshnjore. Pavli u thotë Korintasve: Vëllezër, mos mendoni si fëmijë, në sjelljen tuaj duhet të-jeni të pafajshëm si fëmijë, por në mëndjen tuaj ju duhet të jeni të rritur” (e para Korint. 14,20).

Këmbënguljes së tyre ku konsiderojnë se vetëm nga Shkrimi i Shenjtë do të gjejnë shpëtimin, ne u përgjigjemi: Ashtu si njeriu nuk ha përditë të njëjtën gjellë, kështu, s’ndjen ngopje kur lexon gjithnjë të njëjtin libër. Bleta vrapon në të gjitha lulet për të marrë nektarin dhe për të krijuar mjaltin dhe dyllin, edhe ne nga shumë libra do të thithim nektarin e hirit hyjnor. Shpirti i Shenjtë nuk ka ndriçuar vetëm autorët e Shkrimit të saj, të cilët përjetojnë të vërtetat kristiane dhe munden me anë të penës t’i transmetojnë edhe tek të tjerët.

 

Botuar nga “KOSHERJA ORTODOKSE”

SELANIK

 

Protestantët-vazhdim 2