/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Rregulli i artë

Rregulli i artë

Rregulli i artë

 

“Atë që dëshironi që t’ju bëjnë njerëzit juve,bëjuani ju të tjerëve”
Sa të krishterë vallë tregojnë kujdes dhe bazohen te fjalët e Krishtit,te ky “rregull i artë”?
Perëndia ndodhet brenda nesh nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë dhe kërkon t’i përkasim tërësisht Atij.Sepse jo vetëm na krijoi por u kryqëzua dhe vdiq për ne.Kur ndjen dashurinë e Perëndisë,drejtohesh drejt Tij.
Zoti na kërkon të mos ndikohemi nga fryma e shoqërisë e cila të mëson se duhet të sillemi ashtu sic na sillen ne të tjerët.
Na kërkon dicka me të vështirë dhe këtë e shpreh qartë:
“Të doni armiqtë tuaj”.
Na kërkon  të duam armiqtë tanë,dhe më saktësisht të kërkojmë t’i gjejmë ata dhe tu afrohemi me dashuri.Dhe këtë të mos e bëjmë thjesht si formalitet.Ky veprim i yni të jetë i shoqëuar me dashuri për ta.Të dëshirojmë me gjithë zemër shpëtimin e tyre, duke mos u ndikuar aspak nga qëndrimi që ata mbajnë kundrejt nesh.
Kështu na drejton Perëndia,t’i ngjajmë Atij që të jemi vërtet  bijë të Tij.

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses

 

Rregulli i artë