/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Rreth heshtjes

Rreth heshtjes

Rreth heshtjes

 
Shën Isaku na  porosit “mbi të gjitha  të duam heshtjen”,sepse ajo është gjuha e jetës stë ardhshme,e përsosmërisë,e mbretërisë së qiellit.
Shën Serafimi i Sarov thotë :”mos e hap gojën dhe zemrën te cdokush,tek njëmijë me qëllim që ndoshta   të kupton njëri prej tyre”.
Tre vizitorë shkuan te Shën Andoni i Madh .Dy prej tyre e pyesnin për shumë gjëra të ndryshme.I treti nuk pyeste asgjë.Jo sepse nuk kishte nevojë apo  ishte i plotësuar nga ana shpirtërore,por sepse mësonte shumë me tepër nga ky pozicion,nga kjo heshtje.Kur Shenjti e pyeti “ti pse nuk bën asnjë pyetje?” ,i përgjigjet:”Më mjafton që të shoh shenjt i Perëndisë”. I mjaftonte,mësonte dhe përfitonte nga kjo.Ndiente teologjinë e heshtjes së tij.
Shën Arseni i lutej Perëndisë t’i shfaqi si të shpëtoj dhe dëgjoi :”largohu,hesht,qetësohu “.
 
Një tjetër oshënar thotë se heshtja dhe puna e fshehtë shpirtërore sjellin shenjtërimin.
 
Ava Moisiu thoshte se njeriu që dëshiron heshtjen dhe i shmanget fjalëve të shumta,ngjan me rrushin e pjekur që është i mbushur me lëng,ndërsa fjalëshumti ngjan me atë (rrushin) aguridh.
 
Shumë saktë thoshte Ava Pimin:”ka disa njerëz të cilët me buzë heshtin por me mëndje   pëshpërisin.Dhe disa të tjerë  flasin nga mëngjesi deri në darkë por  mbajnë heshtjen,sepse asgjë nga ato që thonë nuk është e tepërt dhe e pavlerë!”
 
 
Përkthyer nga A. Marini 
 
 

Rreth heshtjes