Sëmundja është dënim apo e dobishme?
Ç’farë është sëmundja për ne? E mirë apo e keqe? E dobishme apo e dëmshme?E dërgon Perëndia për të provuar besimin tonë apo është rezultat i mëkateve tona,ashtu siç shkruhet në paraklisin e Hyjlindëses?
”Barra e mëkateve më dërmon,mu sëmur pra trupi edhe shpirti mu err në ferr”.
Të dyja janë të mundura.Sëmundja është e dërguar nga Perëndia dhe ka si qëllim dobinë shpirtërore,shpëtimin tonë. Prandaj Apostull Pavli thotë që provat dërgohen te besimtari që të bëhemi pjesëtar të shenjtërimit dhe të lumturisë së Krishtit.
Por mund të ndodh dhe diçka tjetër.Arsyeja e sëmundjes mund të jetë në vetvete,në devijimet tona,në mëkatet tona,tek netët që gdhihemi jashtë,tek e ngrëna,tek e pira (dehja) dhe te veprat tona të gabuara,të cilat Pavli i quan “vepra të errësirës”.
Fatkeqësisht,kjo ndodh tek të shumtët.Sepse njerëzit e Perëndisë me jetën e tyre të pastër, i përbuzin ngasjet dhe rreziqet.
“Fryti i mëkatit është rrënimi,sëmundja dhe vdekja e parakohëshme”, thuhet në vargjet e Solomonit.
Nga statistika që u bënë në Amerikë,u vërtetua se personat që jetojnë sipas porosive të Perëndisë dhe marrin pjesë në jetën liturgjike të Kishës,vetëm 2% e tyre vuajnë nga probleme nervore.Tek njerëzit që jetojnë larg Kishës,përqindja është mbi 32%.
Shumë njerëz ,burra dhe gra,të cilët bëjnë jetë të shthurrur,pa u menduar e vënë vehten në këto rreziqe.Për këta ,sëmundja është dënim.Nuk i dënon Perëndia,por mëkati i tyre i bërë me dëshirë.Mbjellin dhe korrin gjemba që i plagosin.
Dhe pikërisht këtu ndodh mrrekullia! Ajo që duket dënim Perëndie,është shenjë dashurie sepse e kthen te keqen në të mirë.Sepse me dhimbjen e sëmundjes Perëndia e zgjon atë shpirt nga gjumi i vdekjes së mëkatit dhe e çon drejt shpëtimit dhe pendimit.
“Në shumë raste sëmundja shfaqet kur njeriu është në përplasje me ndërgjegjen e tij,” thekson pedagogu i mjekësisë në universitetin e Amvurgut,Arthr.Jores.
D.m.thënë në mëkat.
Sëmundja përbën një paralajmërim dhe zëri i Zotit na thërret në pendim.
Kështu,nga lotët e të sëmurit që pendohet,do dalin virtytet e krishtere:besimi,dashuria,përulësia,durimi ….
Arqimandrit Kristodhulo Papajiani
Përkthyer nga M. Vasili