Shën Joan Pagëzori
Data 7 Janar,një ditë pas festës së Theofanisë,iu përkushtua kremtimit të Pararendësit Shën Joan Pagëzorit.Shën Joani ishte djali i priftit Zaharia dhe i Elisabetës.Deri në moshën 30 vjecare bëri jetë asketike në shkretëtirë i përkushtuar lutjeve dhe përsosmërisë shpirtërore dhe morale.
Rrobat e tij ishin prej lëkurë deveje dhe ushqimi që hante ishte mjalt i egër dhe karkaleca. Joani kishte gjithë meritat e një predikuesi të lartë të fjalës Hyjnore.Kështu,me besim dhe zell predikonte dhe thërriste popullin në pendim.
Karakteristikë e predikimit të tij ishte thirrja që i drejtonte popullit :” Pendohuni,u afrua Mbretëria e Qiejve”,duke përgatitur kështu rrugën e Zotit tonë Jesu Krisht për veprën e Tij të shpëtimit.
Joan Pagëzori është një ndër figurat më të larta dhe të Shenjta të Kishës sonë.Shpesh herë në ikona pershkruhet si ëngjëll nga jeta asketike që bënte.
Ikona e Shën Joanit ndodhet gjithmon në të djathtë të Krishtit në ikonastas në cdo Kishë, në shenjë nderimi.
Përgatitur nga A. Marini