Jetën tonë e kemi bërë lojë fëmijësh, jo të pafajshme por mëkatare.Sepse megjithëse e njohim qëllimin e jetës sonë,e lëmë pas dore dhe merremi me çështje të kota e të paqëllimshme.
I dorëzohemi shijimit të veshjes,në vend që ta mbulojmë siç duhet trupin tonë duke e mbrojtur kështu nga ndikimet që e dëmtojnë.
I dorëzohemi shijimit të arit e të floririt duke i adhuruar ato nëpër kasaforta.Në vend që ti përdorim për nevojat tona shpirtërore duke dhënë tepricat tek ata që kanë nevojë.
I dorëzohemi shijimit të banesave.Në vend që të kemi një banesë të sigurtë për mbrojtjen tonë nga faktorët e natyrës.
I dorëzohemi shijimit të dhuntive tona mendore dhe të fantazisë dhe i përdorim thjesht për t’i shërbyer mëkatit dhe botës së rreme.Në vend që t’i përdorim këto sidomos për të njohur Krijuesin e gjithësisë, për tu lutur dhe për ta lavdëruar Atë duke shprehur dashuri reciproke dhe respekt.
I dorëzohemi shijimit të diturive të botës së rreme dhe shpërdorojmë për këtë shumë kohë të çmuar e cila na u dha për tu përgatitur për përjetësinë.