/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Shën Maria e Tinos

Shën Maria e Tinos

Shën Maria e Tinos

 

Në ishullin Tino të Greqisë ndodhet ikona cudibërëse e Ungjillëzimit .Cdo vit mijëra besimtarë shkojnë në Kishën e Ungjillëzimit në Tino për tu lutur dhe kërkuar ndihmën e Hyjlindëses.
Duke hyrë në Kishë ikona ndodhet në të majtë e vendosur mbi një bazament mermeri,Proskinitar,dhe është pothuajse e mbuluar me dhuratat e njerëzve të cilët kanë gjetur shërim dhe ndihmë nga e Tërëshenjta nëna e Zotit tonë.
Besimtarët tregojnë se e Tërëshenjta ndihmoi dhe i ndricoi ata për ta gjetur ikonën.
Në vitin 23 Korrik të vitit 1822,murgesha Pelagjia e manastirit të Kehrovuniut pa në ëndërr Shën Marinë e cila i kërkoi të gjenin ikonën e Saj që ishte e varrosur në tokë prej shumë vitesh.Tre të djela rresht murgesha pa të njejtën ëndërr dhe kërkoi ndihmën e mitropolitit të Tinos,Gabriel që të organizoj gërmimet në fushën e Andonit Dhoksara.Në Shtator  filluan kërkimet  por nuk arritën të gjenin ikonën e Shenjtë.Nga gërmimet u zbulua Kisha e vjetër e Shën Joan Pagëzorit.Pas disa muajsh ndalesë besimtarët filluan përsëri kërkimin e ikonës. Më 30 Janar (1823) duke gëmuar,kazma e një puntori e goditi ikonën dhe e ndau në mes.
Në vendin ku u gjet ikona e Shenjtë,ndërtuan Kishën madhështore të Ungjillëzimit.
Cdo vit në 23 Korrik,në përkujtim të ditës që Shën Maria iu shfaq murgeshë Pelagji,e cojnë ikonën në manastirin e saj,dhe pasdite e nxjerrin në gjithë ishullin.Pas lutjes që bëjnë në portin e ishullit,e kthejnë ikonën në Kishë.Mijëra besimtarë shkojnë cdo vit në  Tino për të kërkuar ndihmën e Hyjlindëses dhe për ta falenderuar nënën e Tërëshenjtë për ndihmën që i jep. Shën Maria e Tinos

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

 

Shën Maria e Tinos