/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Shërimi i djalit të verbër nga Shën Maria e Tinos

Shërimi i djalit të verbër nga Shën Maria e Tinos

Shërimi i djalit të verbër nga Shën Maria e Tinos

 

Në një lagje të varfër të Pireut në Athinë, jetonte një djalë i verbër,Niko.Nëna e tij ishte një grua e urtë dhe e  mirë.Shkonte shpesh në Kishë dhe lutej te Zoti Krisht që t’i dhuroj djalit të saj shikimin.I ati ishte indiferent dhe nuk shkonte kurrë në Kishë dhe nuk bënte as shenjën e Kryqit ..Shpesh tallej me të shoqen për besimin . 

Djalin e kishin cuar në shumë mjek por nuk i kishin dhënë asnjë shpresë.Pasi të gjithë dyert e tokës u mbyllën,nëna iu drejtua dhe trokiti në  dyert e qiellit.Vendosi të shkoj me djalin në ishullin Tino,ku ndodhet ikona cudibërëse e Shën Marisë.Pasi diskutoi me të shoqin,u nis dhe  të shkoi vetë me djalin sepse ai nuk besonte dhe e quante këtë udhëtim si shpenzime të kota. 

-Kot do shpenzosh.Nuk ke për të arritur asgjë.Niko do ngelet i verbër ,pranoje.Mendon se ndodhin në të vërtetë cudi? Beson te përrallat e priftërinjve?Këto i thonë që të shkojnë njerëz dhe të kenë ata përfitime.Mos shko në asnjë vend.Unë nuk jap lekë për t’i humbur kot.Shkuam në mjekët më të mirë dhe nuk na dhanë asnjë shpresë.Ke ndonjë shpresë ti se do shikoj djali?

– Po,kam,iu përgjigj e shoqa.Besoj se e Tërëshenjta do më ndihmoj dhe do më kuptoj.Do i vij keq për mua.

-Unë nuk i besoj këto,por meqë këmbëngul,shko vetë,unë nuk vij,i thotë i shoqi.

Po afrohej muaji Gusht.Maria vendosi të shkoj në Tino dhe të qëndroj atje të dy javët e kreshmës ,deri më 15 Gusht.Pesëmbëdhjetë ditë me kreshëm,lutje dhe agripni.Cdo pasdite shkonte në Paraklis.Kungoi shumë herë dhe lutej vazhdimisht me lot në sy për djalin e saj të verbër.

-Zonja e ëmbël e gjithë botës,ti e njeh hallin tim.Djali im është i verbër.Të gjithë fëmijët,e Tërëshenjta ime shohin,luajnë duke i gëzuar detit,diellit dhe gjithshkaje,përse  djali im të jetoj në errësirë?Biri yt,e Tërëshenjta ime që shëroi kaq shumë të verbër,të sëmurë dhe të munduar,le të shërojë edhe djalin tim.

Më 15 Gusht,ishulli u mbush me besimtarë.Nga e gjithë Greqia arritën të sëmurë,sakatë dhe të munduar për të kërkuar ndihmën e Shën Marisë.

Maria u ngrit herët dhe bashkë me djalin shkuan në Kishë.U gjunjëzuan përpara ikonës dhe me sy të përlotur iu drejtuan përsëri  Hyjlindëses:- Zonja ime,nesër ikim nga ishulli yt.Të lutem bëje mrekullinë.Shëroje birin tim që e solla pranë Hirit tënd.

I biri,Niko, u gjunjëzua bashkë me nënën dhe pëshpëriste:-Zonjë e Tërëshenjtë,unë jam fëmijë i verbër.Nuk e shoh natyrën, as detin e bukur,as pemët jeshile.Njerëz dëgjoj por njerëz nuk shoh.Tani që do kthehemi në shtëpi,e Tërëshenjta ime,të lutem për babain tim.Jepi ndricim dhe bëje që ta hidhëroj më pak nënën time.Ndihmoje të bëhet njeri i mirë.Të mos shaj por të shkoj në Kishë dhe të bëj Kryqin ,dhe pasi tha këto Niko bëri shenjën e Kryqit.Atë moment ndjeu dicka të cuditshme brënda tij.Hapi deri në gjysëm qerpikët dhe dicka dallonte. -Mami,shikoj!shikoj!shikoj! Cudi!Cudi!I Lavdëruar qoftë emri yt e Tërëshenjta ime! Një thirrje e fortë u dëgjua:-“mrekulli!mrekulli”.

Maria qëndroi shumë orë akoma përpara ikonës duke qarë.Nuk u besonte syve.Shikonte djalin që u shërua dhe lavdëronte me gjithë shpirt Perëndinë.

Të lumtur u kthyen në Pire.I ati,kur pa vetë mrekullinë që kishte ndodhur me djalin,derdhi lot dhe u pendua.Filloi të shkonte në Kishë.Bënte  shenjën e Kryqit dhe lavdëronte fuqinë e Perëndisë.Asnjë fjalë e hidhur nuk doli më nga goja e tij.Në atë shtëpi nuk ekzistonin më lotët,dhimbja,sharrjet dhe ironia.Kungata e Shenjtë dhe freskia e parajsës i dhuruan shëndetin,gëzimin dhe lumturinë.

 

Përkthyer nga M. Vasili

Shërimi i djalit të verbër nga Shën Maria e Tinos