Shërimi i dy të demonizuarve
(Mt.8:28-9:1)
Ngjarja që na tregon Ungjilli i sotshëm ka me të vërtetë një rëndësi të vecantë.
Sapo takuan dy të demonizuarit Jesu Krishtin filluan të dridhen dhe u tronditën vetëm nga prania e Tij.Pa i thënë akoma asgjë,ata filluan të thërrisnin të frikësuar.Njojtën Jesu Krishtin,Birin e Perëndisë dhe filluan t’i luten që t’i lejoj të shkojnë te derrat që ishin aty buzë lumit.Eshtë mëse e qartë që fuqia e djallit është e kufizuar.Asgjë nuk mund të bëj nëse nuk e lejon Perëndia,prandaj i kërkojnë leje që të hyjnë te derrat.
Mos ta lejojmë frikën dhe panikun të mbizotëroj kur dëgjojmë për dicka të keqe ose për magji.Ata që nuk përzihen me punët e të ligut por përpiqen për të bërë vullnetin e Perëndisë,nuk kanë pse të kenë frikë.Akoma dhe kur dikush përpiqet të bëj keq me veglat e djallit,asgjë nuk do arrij.Besimtari që lutet dhe thërret me besim emrin e Zotit Jesu Krisht,që bën shenjën e Kryqit me besim dhe merr pjesë në Misteret e Kishës,nuk rrezikon nga kurthet e djallit.E mposht atë sepse ka me vete forcën e pamposhtur të Zotit Jesu Krisht.
Zoti Jesu i lejoi demonët të hyjnë te tufa e derrave që kulloste atje pranë.Menjëherë derrat të “tërbuar” u turrën dhe ranë në greminë.Shkatërrim i frikshëm !
Ky është përfundimi i mëkatit: shkatërrimi!
Mëkati dhe cdo lloj gabimi në fillim duket i “ëmbël” por si përfundim e con njeriun drejt shkatërrimit.Sa vetvrasje dhe krime vijnë si pasoj e bixhozit,drogës dhe marrdhënieve të fshehta! “Paga me të cilën mëkati paguan shërbëtorët e tij është vdekja “,thotë Apostull Pavli.
Kur njerëzit panë këtë ngjarje,nxituan të takonin Jesuin.Jo për ta nderuar dhe as për ta falenderuar që cliroi nga demonët të sëmurët por për t’i kërkuar që të largohet nga ata.
Eshtë tragjike me të vërtetë të largosh Perëndinë! Mos ndoshta edhe ne e largojmë Jesu Krishtin nga jeta jonë?Nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa të largosh Perëndinë nga pranë teje.
Ashtu si nuk ka lumturi më të madhe sesa ta besosh veten në duart e të Plotfuqishmit Perëndi duke e lejuar Atë të drejtoj jetën tonë.
Përkthyer nga A. Marini
Shërimi i dy të demonizuarve