/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Shoqëria idhujtare dhe liria e të krishterit

Shoqëria idhujtare dhe liria e të krishterit

Shoqëria idhujtare dhe liria e të krishterit

 

Të gjitha më lejohen, por jo të gjitha sjellin dobi; të gjitha më lejohen, po jo të gjitha ndërtojnë. Askush le të mos kërkojë të mirën e tij; po secili të tjetrit. Hani çdo gjë që shitet në tregun e mishit, pa ngritur pyetje për hir të ndërgjegjes, sepse “I Zotit është dheu edhe plotësia e tij”. Edhe nëse ju thërret ndonjë nga jobesimtarët, edhe doni të shkoni, hani çdo gjë që t’ju vihet përpara, pa ngritur pyetje për hir të ndërgjegjes. Por nëse ju thotë juve ndonjë: Ky është theror idhulli, mos hani për hir të atij që ju tregoi dhe për hir të ndërgjegjes; sepse “I Zotit është dheu edhe plotësia e tij”. Edhe them jo për ndërgjegjen tënde, po të tjetrit; sepse përse të gjykohet liria ime prej ndërgjegjes së tjetrit? Edhe nëse unë marr pjesë në falënderim, përse të shahem për atë që falënderoj? Në ngrënshi pra, a në pifshi, a në bëfshi gjë, të gjitha t’i bëni për lavdi të Perëndisë. Mos iu bëni pengesë as Judenjve, as Grekëve, as kishës së Perëndisë, sikurse edhe unë për çdo gjë u pëlqej të gjithëve, sepse nuk kërkoj të mirën time, po atë të të shumtëve, që të shpëtojnë.

 

Letra drejtuar Korinthianëve   10:23-33
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë
 
 
Shoqëria idhujtare dhe liria e të krishterit