Shpresa
Virtytet-3
Virtyti i shpresës shkon së bashku me fuqinë e besimit. Patriku Abraham “duke besuar kundër çdo shprese, besoi për t’u bërë ati i shumë kombeve”(Romanët 4:18). Dhe shpresa, ashtu si besimi, është në atë që nuk shihet. Sepse me shpresë ne shpëtuam; por shpresa që duket nuk është shpresë, sepse atë që dikush e sheh, si mundet edhe ta shpresojë? Por në qoftë se ne shpresojmë atë që s’e shohim, atë gjë e presim me durim (Romanët 8:24-25). Shpresa është siguria e rezultatit të mirë të jetës sonë të jetuar nga besimi në Perëndinë. Shpresa është fuqia e një bindjeje të sigurtë që jeta e ndërtuar në besimin do të prodhojë frytet e saj. Shpresa është siguria, e cila përbuz çdo errësirë dhe mëkat, drita e faljes plot dashuri e Perëndisë është mbi ne, për të bërë me ne dhe për ne, çfarë ne vetë nuk mund ta bëjmë.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise