/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Të bazohemi tek fjala e Krishtit(Llk5:1-11)

Të bazohemi tek fjala e Krishtit(Llk5:1-11)

Të bazohemi tek fjala e Krishtit(Llk5:1-11)

 

Ungjilli i sotshëm flet për peshkatarët në liqenin e Gjenisaret-it,të cilët mohuan veten e tyre dhe ndoqën pas Krishtin.U bënë nxënës dhe apostujt të Tij.
Pjetri gjithë natën peshkoi pa dhënë  asnjë rezultat mundimi i tij.Duke ditur dështimin dhe dobësinë e tij,i kushton vëmendje fjalëve të Krishtit,i beson dhe vepron.Hedh menjëherë rrjetat.
Dhe ndodhi çudia!Rrjeta e tyre u mbush plot me peshq.
Tek secili nga ne Krishti është i pranishëm, dhe na jep drejtimin e duhur.Duhet vetëm ta dëgjojmë,ta kuptojmë dhe të veprojmë.Nuk ka rëndësi se cilët jemi deri në atë moment.Mjafton të jemi të vetëdijshëm për varfërinë dhe dështimin tonë shpirtëror.Të bazohemi tek fjala e Krishtit dhe të fillojmë një jetë të re.
Kur Pjetri pa sa shumë peshq kapi çuditërish,i tha Krishtit:”Largohu prej meje,o Zot,sepse unë jam mëkatar”.
Fjala e Perëndisë duhet të depërtoj thellë në shpirt.Të bëj të ndjesh sa mëkatar je dhe t’i gjykosh  të gjitha këto me frikë Perëndie.Por njëkohësisht të dëgjosh zërin e Krishtit që thotë: “Mos ki frikë “. Vetë Krishti ngushëllon dhe ëmbëlson ç’do shpirt.
Dhe menjëherë fillon detyrën ashtu si bënë dhe apostujt, “Lanë gjithçka dhe  shkuan pas Krishtit”.

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses “

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Të bazohemi tek fjala e Krishtit(Llk5:1-11)