Të mos gjykojmë
Të ruhemi nga mëkatet tona dhe jo nga mëkatet e të tjerëve.Të gjithë ne gjykojmë njëri-tjetrin dhe për këtë do japim llogari ditën e gjykimit përpara Zotit tonë Jesu Krisht.Do na gjykoj Zoti sepse edhe ne gjykojmë të tjerët.Këkojmë të gjejmë edhe gabimin më të vogë te tjetri ndërsa gabimet tona nuk i shohim dhe as duam ti mendojmë.Kërkojmë të gjejmë gabime te të tjerët duke i përhapur gjithandej.Na djeg gjuha për të thënë ato që pamë dhe dëgjuam.
Apostull Pavli në letrën e tij drejtuar Romakëve shkruan kështu:
“Prandaj s’mund të drejtësosh veten, o njeri, cilido që të jesh ti që gjykon, sepse në atë që gjykon tjetrin, dënon veten tënde; sepse ti që gjykon, po ato bën. 2 Edhe e dimë se gjyqi i Perëndisë është me të vërtetë kundër atyre që bëjnë të tillat. 3 Edhe mendon këtë ti, o njeri, që gjykon ata që bëjnë të tillat, edhe që i bën ato edhe vetë, se ke për të shpëtuar nga gjyqi i Perëndisë?(Rom.2:1-3).Fjalët e Apostull Pavlit shprehin një të vërtetë të madhe.
Harrojmë se nëse ne gjykojmë të tjerët,edhe Perëndia do na gjykoj ne.Harrojmë se gjykimi nuk na përket ne por është cështje e Perëndisë i cili është Gjykuesi i Lartë që vetëm ai njeh zemrën e njeriut dhe mundet të japi gjykimin e drejtë.Ne e gjykojmë të afërmin,vëllain tonë me fjalë të rënda pa menduar se ai mund të jetë penduar dhe prej pendimit të thellë të jetë cliruar prej mëkatit.
Përkthyer nga M. Vasili