Të ndjhesh keqardhje!
“-Nëse një ditë shikon një vëlla,i cili vazhdon punën e tij qetë dhe pa shqetësuar njeri,por shfaqet një keqbërës i cili e godet me thikë,e plagos dhe e rrëzon përdhe ashtu të gjakosur,do inatosesh me të apo do ndiesh keqardhje?”, pyet Shën Porfirio një vizitor.
“Patjetër At që do ndjej keqardhje dhe do mundohem ta ndihmoj”,i përgjigjet vizitori.
“Ç’do njeri që të ofendon,që të dëmton,që të akuzon dhe që të bën padrejtësi,është një vëllai yt i cili ra në duart e djallit.
Kështu që edhe ti duhet të ndjesh keqardhje për atë dhe të lutesh në heshtje që Perëndia të të mbështesë ty në këtë moment prove dhe të mëshiroj vëllain tënd i cili ra preh e kusarit djall.Të lutesh që Perëndia të ndihmoj ty dhe vëllain tënd.
Sepse nëse nuk vepron kështu dhe inatosesh me vëllain tënd duke iu përgjigjur sulmit me kundërsulm,atëherë djalli hidhet dhe mbi shpinën tënde dhe ju përdor të dyve”.
Shën Porfirio
Përkthyer nga N. Ikonomi