Ungjillëzimi i Hyjlindëses
Sot Kisha jonë kujton,kremton lajmin e gëzuar që Kryeëngjelli Gabriel i dha virgjëreshës Mari.
Këtë ditë i dërguari nga Perëndia Kryeëngjelli Gabriel,i shfaqet virgjëreshës në Nazaret dhe e përshëndet duke i thënë : “Gëzohu, o hirplotë. Zoti është bashkë me ty. E bekuar je ti në mes të grave.” “31Edhe ja tek do të mbarsesh, edhe do të lindësh bir, edhe do ta quash emrin e tij Jisu “.(Llk.1:28,31).
Virgjëresha Mari u cudit dhe e pyeti Kryeëngjellin se si do të ndodhte kjo gjë sepse ajo ishte një vajzë e virgjër që nuk kishte marrdhënie me bashkshort.Por Kryeëngjelli i shpjegoi virgjëreshës se kjo do të ndodhte me fuqinë e të Lartit.” Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty, edhe fuqia e të Lartit do të të hijesojë; prandaj edhe shenjti që do të lindë do të quhet Bir Perëndie.”(Llk.1:35).
Atëherë virgjëresha Mari ,me përulësi iu përgjigj Kryeëngjellit: ” Ja shërbëtorja e Zotit, u bëftë tek unë sipas fjalës sate”.(Llk.1:38).
Dhe që nga ai moment virgjëresha Mari mbarti Birin dhe Fjalën e Perëndisë .Atë që duke u sakrifikuar në Kryq shpëtoi gjithë njerëzimin nga vdekja e përjetshme dhe nga shkatërrimi ku kishte arritur pas rënies së Adamit dhe Evës në mëkat.
Përkthyer nga A. Marini