/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Ushqimi i shpirtit

Ushqimi i shpirtit

Ushqimi i shpirtit

 

Shpirti ushqehet me fjalën e Perëndisë dhe në veçanti me studimin e Dhiatës së Re dhe të Psalmeve. Ungjillin dhe letrat e Apostujve duhet t’i lexojmë në këmbë, para ikonave të shenjta,ndërsa Psalmet mund t’i lexojmë edhe ulur. Mendja ndriçohet dhe clirohet nga leximi i Shkrimit të Shenjtë.Duhet ta ushtrojmë mendjen që të ushqehët në ligjin e

Perëndisë, që me anë të udhëzimeve të tij ta rregullojmë jetën tonë. Ka shumë vlerë që ta lexojmë në qetësi fjalën e Perëndisë. Zoti nuk do të na privojë nga mëshira e tij në qoftë se ne e lidhim këtë gjë me vepra të tjera të mira.

Kur shpirti ushqehet nga fjala e Perëndisë, ai mbushet plot me dhuratën e dallimit të së mirës dhe së keqes.

Kur studimi i fjalës hyjnore bëhet në qetësi, mendja zhytet në thellësitë e Shkrimit të Shenjtë dhe zemra pranon ngrohtësinë hyjnore, e cila në vetmi sjell lotët. Ato e ngrohin të gjithë njeriun dhe e mbushin me dhurata shpirtërore, që ëmbëlsojnë mendjen dhe zemrën. Studimi duhet që të ketë si synim fitimin e paqes së shpirtit, siç thotë psalmi ”Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd dhe nuk ka asgjë që mund t’i rrëzojë.

“Para se të pranojë besimtari Ngushëllimtarin – na mëson Shën Isaak Siriani, – ai ka nevojë për tekstet e shenjta që të ripërtërihet brënda tij tërheqja drejt së mirës dhe që të ruhet shpirti i tij nga rrugët e mëkatit. Ai ka nevojë për Shkrimet e Shenjta sepse nuk e ka marrë akoma fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Atëherë kur fuqia e Shpirtit të Shenjtë vjen në shpirt, atëherë shpirti mësohet mistikisht  dhe nuk nevojitet ndihmë nga asgjë   tjetër.

 

Fragment nga libri “Shën Serafimi i Sarov”

Botuar nga “Kosherja Ortodokse “

 

Ushqimi i shpirtit