Vëllai i varfër le të krenohet se do ta lartësojë Perëndia, ndërsa vëllai i pasur se do ta përulë.I pasuri do të shkoj si lulja e barit.Dielli lind dhe nxehtësia e tij e than barin.Lulja e barit vyshket dhe bukuria i zhduket.Kështu do të vyshket edhe i pasuri në gjërat që bën.
Sprova dhe tundime!
(1:12-14. 1:16-18)
Lum ai njeri që duron tundimet,sepse pasi të ketë kaluar sprovën,do të marrë kurorën e jetës,të cilën Perëndia ua premtoi atyre që e duan.
Askush kur tundohet të mos thotë:Jam tunduar nga Perëndia”.Perëndia nuk tundohet nga e keqa dhe nuk tundon askënd.Secili tundohet nga lakmia e vetë që e josh dhe e mashtron.
Vëllezërit e mi të dashur,mos u mashtroni!Ç’do e mirë që na është dhënë dhe ç’do dhuratë e përsosur vjen nga lart dhe zbret nga Ati i dritave qiellore.Perëndia nuk ndryshon dhe nuk lëshon hije.Prej vullnetit të Tij na dha jetë me anë të fjalës të së vërtetës,që ne të jemi fryti i parë i krijesave të Tij.