/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Vizion i një kristiani shpresëtar dhe mëshirues!

Vizion i një kristiani shpresëtar dhe mëshirues!

Vizion  i  një  kristiani  shpresëtar  dhe   mëshirues!

 

Një njeri i martuar me fëmijë dhe shërbëtorë, dhe pasuri të madhe, ishte shumë mëshirues dhe mikpritës. Një natë pasi hëngri u shtri për të fjetur dhe në mëngjez e gjetën të shtrirë në tokë, të ftohtë akull, sikur të ishte i vdekur. Njerëzit e tij e morën e vunë brenda dhe përpiqeshin ta sjellin në vete, por kot lodheshin. Pas shumë ditëve erdhi në vete edhe njerëzit e tij filluan ta pyesin se çfarë i ndodhi dhe ku ishte kaq kohë i vdekur. Ai nuk përgjigjej; vetem qante i pangushëlluar dhe papushim, dhe deri në vdekjen e tij nuk i tha asgjë askujt. Kur pa që po i afrohej fundi thiri djalin e tij dhe i tha këto fjalë para të gjithëve:

«I dashur, biri im, po të jap këtë porosi të fundit në formë urdhëri, dhe të urdhëroj ta zbatosh reptësisht sa të mundesh. Të mëshirosh të varfërit dhe të kesh shumë simpati për të huajt dhe kalimtarët. T’i presësh në shtëpinë tënde me dashuri të madhe dhe të sinqertë, të jesh i gatshëm t’u shërbesh dhe t’u japësh plot ndihma, aq sa t’u duhen, aq sa kanë nevojë, siç më ke parë edhe mua gjatë gjithë jetës time. Sepse mikpritja është më e mirëpritura nga Perëndia në krahasim me të gjitha vyrtytet e tjera dhe ai që e zbaton rregullisht, për dashurinë e Perëndisë, gjen shpërblim të madh në Mbretërinë e Tij Qiellore. Edhe që të viheni në lëvizje gjithë ju njerëzit e mi në veprimin e mirësisë dhe të simpatisë për të huajt dhe të varfërit, këtë ditë që është e fundit për mua do t’ju tregoj vizionin e tmerrshëm që kam parë.

E dini se që në rininë time kisha shumë shpresëtari dhe respekt tek e Tërëshenjta Hyjlindëse dhe përditë i lexoja lavdërime dhe urata. Për këtë dëshirën time dhe për dashurinë që kisha me gjithë shpirtin dhe zemrën time, më bëri të denjë Zoti, që të shijoj shumë dhurata dhe hire me ndërmjetimet e Saj; por sidomos për simpatinë që kisha për të varfërit dhe të huajt, duke i pritur secilin me dashuri dhe duke i dhenë me bollëk aq sa i duheshin.

Atë natë që pash vizionin, dëgjova një zë që thirri emrin tim duke më thënë: «Ngrehu nga krevati dhe hajde pas meje». Kur u ngrita më kapi me zor ai që më thirri dhe më çoi në një lëndinë. Atje ai u zhduk edhe unë duke mos ditur ç’të bëj, dëgjova pas meje papritur zëra të forta dhe rëmujë të madhe. Kur ktheva kokën prapa pash një mori demonësh që vinin drejt meje të më përpijnë si egërsira. Unë, kur i pash, fillova të vrapoj me sa fuqi kisha drejt një shtëpie që dukej atje dhe kur arita, hyra brenda dhe mbylla derën. Por ata e thyen dhe hynë me zor brenda që të më marin. Por, që të kuptosh më mirë dëgjo edhe këto. Kanë kaluar tani tre vjet që kur mora këtu në shtëpinë tonë një të huaj. Ishte darka e festës së Gjithë Shenjtorëve. Kur arita në shtëpi bashkë me të huajin, atje gjeta edhe një tjetër të huaj, që e kishte mbajtur nëna jote, se i kisha dhënë urdhër që të presë secilin si engjëll Zoti dhe pas pak pruri edhe një tjetër vëllai yt. Ardhja e të treve më gëzoi jashtëzakonisht shumë se më dukej sikur i shërbeja Shën Trinisë. Sipas zakonit tonë i prita me të gjitha të mirat aq sa ishte fuqia ime.

Tani vazhdojmë përsëri me vizionin tim.Kur hynë brenda demonët, fillova t’i thëres Zotit të më ndihmojë me ndërmjetimet e të Përmbibekuarës Nënës së Tij. Atëherë shikoj tre bura të pashëm që më thoshin: «Mos u trëmb se ne erdhëm të të ndihmojmë». Pasi ndoqën demonët më pyetën nëse i njihja. Unë u thash: – Jo, Zotërinjt e mi nuk ju njoh. Ata më thanë: «Ne jemi ata tre të huajt që ke pritur dikur në shtëpinë tënde me zemër Abrahami, dhe na dërgoi Zoti që të të ndihmojmë, të të shpërblejmë për dashurinë e madhe që tregove, dhe ja se si të shpëtuam nga duart e demonëve». Si thanë këto fjalë u largun.

Unë falenderova Perëndinë dhe nga frika se mos më ngasin përsëri qëndrova pak brenda në atë shtëpi. Pas pak bëra kryqin dhe dola me shpresë tek Zoti. Pasi eca pak, pash se vinin demonët pas meje duke i thënë njeri tjetrit: «Ecni, vraponi ta kapim se mos na ikën». Unë u tremba shumë dhe duke e shtuar vrapin iu drejtova Hyjlindësës: «E Tërëshenjtë Hyjlindëse, më ndihmo». Në këtë mënyrë, duke vrapuar arita në një lumë të zjartë që ishte plot me gjarpërinj edhe egërsira të tjera të Hadhit. Trupi i tyre ishte i tëri i futur nëpër flakë, dhe vetëm goja e tyre ishte jashtë e hapur, sikur kishin uri dhe donin të më përpinin. Demonët që më ndiqnin, më thoshin të bie brenda në lumë, përndryshe do më hidhnin ata. Unë atëherë shikoja përreth nëse ekziston ndonjë rrugëdalje tjetër dhe ndërkohë shikoj një urë të ngushtë sa një pëllëmbë dhe kaq të lartë sa më dukej sikur arinte në qiell. Pa ditur se ç’farë të bëja nga këto të treja,preferova të tretën. Kështu ngjisja shkallët një e nga një me shumë frikë dhe rrezik të madh se mos bie brenda në zjarr. Demonët dinakë më ndiqnin me zëra dhe kërcënime. Kur isha në majë të urës, më arritën edhe demonët edhe unë atëherë me shpresa të humbura iu drejtova përsëri Hyjlindësës: « E Tërëshenjtë Hyjlindëse, ndihmomë». Atëherë u gjend përpara meje Mëshirëplota Nëna e mëshirës dhe më dha dorën e Saj të djathtë duke më thënë: «Mos u trëmb shërbëtori im i dashur. Meqenëse ti më lexove lavdërime dhe urata dhe doje të varfërit, vëllezërit e pakët të Birit dhe Zotit tim, prandaj erdha edhe unë të të ndihmoj tani që ke nevojë». Si më tha këto më mbajti nga dora dhe… për çudi! në një moment më pruri në shtëpinë time dhe hyri shpirti im në trupin tim, kurse ju kujtonit se kisha vdekur.

Pra, biri im, të mos harosh kurrë edhe ti këtë shërbim për Nënën e të Tërëfuqishmit Perëndi, të Tërëshenjtën Hyjlindëse, por në çdo kohë t’i përkushtosh hymne, ta lavdërosh siç duhet dhe siç bëja edhe unë babai yt deri tani. Kështu do ta kesh krah në çdo nevojë. Kjo është porosia e parë që të le. E dyta siç të thash pak më parë, shtrërgo vetën tënde sa të mundesh, të duash të huajt, të varfërit, vejushat, jetimet. T’u japësh të gjitha të domosdoshmet, nëqoftëse do që të shijosh në këtë botë çdo të mirë dhe në të ardhmen të trashëgosh edhe Mbretërinë e përjetëshme të Perëndisë».

Pasi u tha këto të pranishmëve, të lavdërojnë Nënën e Perëndisë dhe të ndihmojnë të varfërit dorëzoi shpirtin e tij të shenjtë në duart e Perëndisë. Biri i tij duke kujtuar gjatë gjithë jetës së tij këshillat atërore, kishte një jetë të rregullt dhe pas fundit të jetës së tij në tokë u bë i denjë i jetës së përjetëshme.

 

Marrë nga libri:”Tregime nga jeta tjetër “

Botuar nga:”Kosherja Ortodokse“

Selanik

 

Vizion i një kristiani shpresëtar dhe mëshirues!