Zbritja e Shpirtit të Shenjtë
Me zbritjen e Shpirtit të Shenjtë kremtojmë krijimin e Kishës,kreu i të cilës është Krishti.Dhe nuk mund të jetoj,të ekzistoj dhe të funksionoj Kisha pa Shpirtin e Shenjtë,i cili zbriti dhe që atëherë qëndron në Kishë.Por ne nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur.Merremi me shumë gjëra,të tjera interesa mbushin jetën tonë të përditshme dhe kjo temë ngelet disi e “huaj” për ne.Të mendojmë dhe të reagojmë me seriozitet,sinqeritet dhe ndershmëri.”Eshtë e vërtet o Zot që Ti pësove,u ngjalle dhe u ngjite në qiell pikërisht për të na dërguar Shpirtin e Shenjtë .Të vij brënda shpirtit tonë duke na ndihmuar në veprat tona që c’do njëri nga ne të të përngjajë o Zot dhe të ketë një jetë hyjnore ashtu si jeta jote.Le të pendohemi dhe të përulemi.Të clirohemi nga gjërat që na mbajë lidhur dhe të ndjekim pas Zotin ashtu si Shenjtorët. Të besojmë dhe mos të tëhiqemi deri sa të ndjejmë në shpirtin tonë këtë cudi.
Ne e kemi brenda vetes Shpirtin e Shenjtë nëpërmjet misterit të pagëzimit dhe misterit të mirosjes dhe gjatë mistereve në të cilat marrim pjesë.Por sa vepron tek ne?! Ndoshta nuk vepron?! Prandaj për ne Pendikosti është “të zgjohemi dhe të kërkojmë me zell veprën e Shpirtit të Shenjtë brënda shpirtit tonë.Kur Zoti të shohë se ne e kerkojmë Shpirtin e Shenjtë do ndezi brenda nesh këtë zjarr duke filluar një jetë të re me Shpirtin e Shenjtë ashtu si nxënësit e Krishtit.
At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses ”
Zbritja e Shpirtit të Shenjtë