Arsyeja kryesore e depresionit
“Arsyeja kryesore e depresionit dhe gjithë ato që ne i quajmë ngasje,djallëzore,padrejtësi,dembelizëm dhe gjithë të tjerat psikologjike,është egoizmi i madh që ke brenda teje,” i përgjigjet Ieromonaku Sava një gruaje e cila vuante prej depresionit .
T’i përkushtohesh adhurimit të Perëndisë dhe lutjes.Por ç’farëdo që të bësh,në qoftë se nuk arrin të kesh përulësi, asgjë nuk bën.Vetëm me ilaçe do përpiqesh të flesh dhe të qetësohesh.Asgjë s’ke për të arritur. Mos mendoni se do arrini diçka prej mjekëve të mirë dhe kurës së ilaçeve.Në moment është e mundur të arrihet sa je nën ndikimin e ilaçit por përsëri ngasja do të rrëmbej.Sekreti është përulësia.
Përulësia e vërtetë ashtu si dhe dashuria e sinqertë drejt Perëndisë arrihen vetëm kur njeriu jeton si qelizë e gjallë e Kishës dhe me Hirin Hyjnor që ekziston brenda saj(Kishës).Atëherë realizohet udhëtimi i njeriut sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë,që është dhe një proçes kurues.Bëhet fjalë vërtet për një terapi të plotë,e cila ka si fazë të parë pastrimin e shpirtit nga pasionet.Nëpërmjet kësaj terapie arrihet çlirimi i shpirtit nga pasioni demonik,mërzitjes-padrejtësisë-depresionit.