Ateisti dhe besimtari
Mëkat do të thotë shkelje e ligjit fetar nga njeriu.Njeriu mund të mëkatoj me vepra ose me mendime.Sepse siç na mësojnë etërit e Kishës,mjafton të dëshirosh diçka të keqe dhe përsëri,edhe në këtë rast(pa vepruar) ke mëkatuar.
Një ateist tallej një ditë me një predikues.
-Na flet gjithmon për peshën e mëkateve dhe gabimeve.Unë nuk ndiej asnjë peshë të tillë.Vërtet,sa peshon mëkati?
Njeriu i Perëndisë iu përgjigj shumë qetë.
-Nëse vendos mbi një të vdekur një gurë 100 kile do e ndjej?
-Jo,u përgjigj ateisti,sepse është i vdekur.
-E njëjta gjë ndodh edhe me ju.Jashtë Hirit të Perëndisë njeriu është i vdekur në mëkate e gabime.(Ef.2,1).
Prandaj nuk ndjeni peshën e mëkatit.