Etërit e Shenjtë Porfirio dhe Paisio për depresionin
Shën Porfirio
Arsyeja kryesore që të con në depresion dhe te gjithë ato që quhen ngasje satanike sic është përtesa,padrejtësia,dembelizmi dhe shumë të tjera psikologjike , është egoizmi i madh që kemi brënda vetes.Të bën përshtypje se si Ati i Shenjtë Porfirio,gjithë “problemet psikologjike ” që përmendëm më lartë i quan ngasje,d.m.th veprime dhe ndikime demonike.
Egoizmi dhe krenaria që janë viruset e djallit,janë baza dhe arsyeja e ndërhyrjes dhe e veprimit të të ligut tek njeriu.Duke hyrë në shpirt,e mbush atë me mërzitje.
Shën Paisio thotë se egoizmi të con drejt trishtimit,tek ai trishtim që nuk është prej Perëndisë .Trishtimi prej Perëndisë të con në pendim.Ndërsa trishtimi që nuk vjen prej Tij të con në dëshpërim.Egoizmi sjell gjithmon mërzitje dhe ankth.I ligu dëshiron të na shikoj të trishtuar dhe gëzon sepse nuk do të shikoj asnjë të gëzuar.
Egoizmi i hap derën të ligut që të ndikoj duke na cuar në depresion dhe në të ashtuquajturat “problemet psikologjike”.
Përkthyer nga A. Avrami