/ Problematika Moderne / Homoseksualiteti

Homoseksualiteti

Homoseksualiteti

 

 Prandaj Perëndia ia dorëzoi papastërtisë në epshet e zemrave të tyre, për të çnderuar trupat e tyre në mes vetë atyre, që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amin.

    Prandaj Perëndia i dorëzoi ata në pasione të ulëta, sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njëjtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdheniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.

    Dhe, meqenëse nuk e quajtën me vend të njihnin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi në një mendje të çoroditur, për të bërë gjëra të pahijshme . . . Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë (Romanët 1:24-32).

    Fraza se “ata që bëjnë këto gjëra meritojnë të vdesin” ishte marrë fjalë për fjalë në ligjin e Moisiut; kështu: kurorëshkelësit, homoseksualët, njerëzit që kryenin incest dhe ata që bashkoheshin seksualisht me një kafshë “dënoheshin me vdekje” (Levitiku 20:10-16).

    Duke ndjekur këtë mësim, ndërkohë që shpresohej në mëshirën e Perëndisë dhe në faljen e Krishtit për të gjithë mëkatarët, shkrimet e Dhiatës së Re janë akoma më strikte në kërkesat e tyre lidhur me pastërtinë seksuale. Jisui, që e fali gruan e kapur në kurorëshkelje (Joani 8:7-11) dhe lavirën e penduar që lau këmbët e Tij dhe i fshiu me flokët e saj (Lluka 7:36-50), dha mësimin e mëposhtëm në predikimin e Tij në mal

 

Kisha ortodokse autoqefale e shqiperise 

 

Homoseksualiteti