Miqësia me djallin
Fatkeqësisht ekzistojnë disa njerëz të cilët për të arritur atë që duan,shkojnë akoma dhe te djalli.
Një histori na tregon se një magjistar kurues shumë i njohur kishte bërë “kontratë miqësie” me të ligun dhe kurdo që e kishte nevoj ai i shërbente.
Asnjëherë nuk ia kishte prishur qejfin i ligu…
Një ditë i kërkoi këtë:”dua të bëhem ministër”.Dhe djalli i premtoi.Po,do shkoj,do hyj te princesha dhe do i jap shumë dhimbje.
Askush nuk do mund ta shëroj.Atëherë do vish ti,do bësh sikur e shëron dhe unë do dal nga ajo.Më pas do kërkosh nga mbreti çfarë dëshiron dhe ai do të ta plotësoj”.
Dhe kështu ndodhi.Princesha filloi të mundohej nga dhimbjet e forta dhe magjistari e “shëroi”.
Mbreti për ta falenderuar ia plotësoi dëshirën dhe e bëri ministër.
Nuk kaloi shumë kohë dhe u bë grusht shteti.Arrestuan ministrin dhe e varën.Ato momente magjistari thërriste mikun e tij,i cili gjithmon e dëgjonte dhe i vinte për ndihmë, por këtë herë ai po vonohej.
Thërriste e bërtiste por djalli asgjëkundi!-Pak para se të japi shpirt e pa nga larg duke ardhur me një thes të ngarkuar mbi shpinë.
-Eja se po marr fund,i thotë!
Djalli i afrohet,i derdh në këmbë thesin që ishte i mbushur plot me këpucë të vjetra dhe i thotë:”I shikon këto?
Prandaj i prisha tërë këto këpucë që të çoj ty drejt varjes.Ky është fundi yt.Nuk ke më ndihmë”.
Me të vërtetë asnjëherë djalli nuk bëhet mik i njerëzve,ta kemi të qartë.
“Ju jeni prej atit tuaj,djallit,edhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj.Ai ishte që në fillim njerivrasës edhe nuk qëndron në të vërtetë sepse të vërtetë nuk ka tek ai.
Kur flet gënjeshtrën,flet nga të tijat,sepse është gënjeshtar edhe ati i saj, i gënjeshtrës”.(Joani 8:44) thotë Shkrimi i Shenjtë.
Përkthyer nga A.Marini