Pasojat e magjisë
Ata që merren me magji ose shkojnë nëpër magjistarë,bëjnë mëkat të madh përpara Perëndisë dhe kundër Shpirtit të Shenjtë sepse braktisin Perëndinë dhe i kërkojnë ndihmë djallit.Mohojnë lutjet e Kishës dhe hyjnë nëpër shtëpitë e magjistarëve.Lënë shërbyesit e Perëndisë dhe shkojnë te shërbyesit e djallit.D. m. thënë lënë pas burimin e jetës,lënë Atin shpirtëror dhe hirin shpëtimtar të Kishës dhe për interesat e tyre njerëzore kërkojnë mbështetjen e magjistarëve të cilën janë armiq të Krishtit.
Mohojnë të vërtetën dhe pranojnë gënjeshtrën sepse të gjitha fjalët magjike dhe thirrjet e tyre janë mashtrime demonike.Një mëkat i tillë nuk u falet fajtorëve nëse nuk pendohen për gjithë jetën.Ç’do e keqe dhe rrezik bie mbi ta.Së pari i kontrrollon ndërgjegja sepse braktisën Perëndinë dhe ndoqën të ligun. Gjithashtu qëndrojnë larg Kungimit Hyjnor për shumë vite.
Njerëzit që shkojnë nëpër magjistarë largojnë nga shpirti hirin e Krishtit dhe vendosin në shtëpinë e zemrës së tyre frymën e të ligut.
Mohojnë Krishtin dhe bashkohen me satanain.Të gjithë këta nuk duhet të quhen të krishterë por femohues.Dënohen nga Perëndia me sëmundje,me probleme familjare,trazira,varfëri dhe vdekje të munduar.Dhe nëse nuk rrëfehen me lot,nuk do të gjejnë shpëtim.Nga Kisha largohen plotësisht dhe dorëzohen me dëshirën e tyre në duart e armikut.Nëse vdesin gjatë kësaj kohe,nuk varrosen me prift por dërgohen ashtu si idhujtarët dhe gjithë ata që mohuan Krishtin në dënimin e tyre të përjetshëm,drejt mundimeve të ferrit.Këto janë pasojat e magjisë dhe gjithë atyre që merren me të.