/ Problematika Moderne / Përse bota nuk është e lumtur!

Përse bota nuk është e lumtur!

Përse bota nuk është e lumtur!

 

E vetmja gjë që vëmë re menjëherë pasi vështrojmë fytyrat e njerëzve në ditët
e sotshme,është depresioni.
Vetëm disa fëmijë,jo të gjithë dhe jo gjatë gjithë kohës,janë të gëzuar dhe të qetë.
Fytyra të egërsuara,të shqetësuara dhe të nxituara,fytyra të ngrira ose dyshuese,fytyra me britma triumfi për suksese qesharake,fytyra të etura për ç’do lloj kënaqësie dhe veçanërisht fytyra të etura për ilegalitet dhe për shthurrje.
Fytyra me shprehje hironie, përbuzjeje dhe fyerjeje në buzë.
Duke pasur kaq liri dhe lirshmëri për të shijuar gjithshka dëshirojnë,pa pengesa dhe anullime,duhet të shprehnin kënaqësi,prehje,ose një fytyrë të qeshur.Por përkundrazi,që nga koha që avancoi kjo liri,filloi të krijohet kjo zymti,filluan të bëhen këngët me ulërima dhe çirrje,të picturojnë piktorët karikatura të “artit modern”,të shëmtohen burrat sidomos,fytyra,flokët dhe akoma edhe drogën,krimin dhe ç’do gjë të panatyrshme, ta quajnë të nevojshme.
Së pari humbi origjinaliteti i ndjenjave.
Të zhgënjyer të gjithë dhe në veçanti të rinjtë,gjejnë prehje tek shijet e forta.
Ç’do gjë e thjeshtë,normale,e natyrshme dhe e moderuar në sasi, konsiderohet turpëruese dhe poshtëruese.
Pra njeriu i sotshëm, gjigandi i shkencës,i teknologjisë dhe i kulturës,është për të ardhur keq,është i mjerë,është në një mjerim të rëndë të kombinuar me psikopatinë.
Mijëra përpjekje për të ekuilibruar këtë fenomen por pa asnjë rezultat.Nëse njeriu i sotshëm rri dhe mendon çfarë kërkon ai dhe gjithë njerëzimi dhe cili është qëllimi i jetës së civilizuar,është shumë e mundur të mos shoh asnjë qëllim,thjesht për faktin se nuk mund të rri të mendoj cilindo fund.
I mjaftojnë kënaqësitë e pëditshme,të vogla apo të mëdha,sado pa ngjyra të jenë ato.
Por ne shohim një zhvillim të kulturës dhe një personazh universal i cili krijohet dhe vazhdon ç’do vit në kompletimin e tij.Një personazh alazonie që synon përvetësimin dhe përdorimin e krijimit nga ç’do njeri dhe më pas për arsye rezultati,nga i gjithë njerëzimi.Shohim qartë shkatërrimin e ambjentit,zhdukjen e llojeve,sosjen e mineraleve,asfiksinë e njerëzve të qytetit,ndotjen e deteve dhe së fundi zhdukjen e kombeve të vonuara.
Të gjitha këto i kishte parashikuar Dostoevsky dhe i ka përshkruar me shijen e tij karakteristike:
”Njerëzit e rinj kanë si qëllim të shkatërrojnë gjithshka dhe ta nisin nga kanibalizmi.Të pamendtë,nuk më pyesin mua (d.m.th. djallin).
Për mendimin tim e vetmja gjë që duhet rrënuar,është idea e së ndjerit si Perëndi brenda njerëzimit.Nga këtu duhet filluar….. Kur mbarë njerëzimi do të mohoj Perëndinë,(….)atëherë ajo vetë do të bjerë,pa kanibalizëm do të rrëzohet e gjithë teoria e shkuar për botën,gjithë morali i hershëm dhe do të realizohet i riu.
Njerëzit do bashkohen për të marrë gjithshka nga jeta,gjithshka që mund të japi për lumturinë dhe gëzimin e kësaj bote. Njeriu do lartësohet me frymën gjigande të krenarisë dhe do paraqitet si njeriu-perëndi…….”
Këto atëherë ishin profeci,ndërsa tani i shohim të realizohen të gjitha.

 

Kostandinos Ganotis!
Përkthyer nga A. Marini

 

Përse bota nuk është e lumtur!