Si e ndalova duhanin
Një burrë ,i cili ishte manjak pas cigares,Aleksi Stepanovic nga Petrupoli,filloi një moment të ndiente probleme nga duhani.Gjithë këshillat dhe fjalët e miqve ishin të kota.Vendosi t’i shkruaj Oshënar Amvrosios dhe t’i kërkoj ndihmë për të luftuar pasionin e tij ndaj cigares.Në letrën e tij,(12/10/1888) oshënari i përgjigjet dhe i shkruan këto:”Më shkruan se e ke të pamundur të presësh cigaren.Ato që janë të pamundura për njeriun,janë të mundura me ndihmën e Perëndisë.Ajo që nevojitet është ta vendosësh me qëndrueshmëri të clirohesh nga ajo që të shkakton kaq të këqija në trup dhe në shpirt.Sepse tymi i duhanit të sëmur shpirtin,të forcon pasionet,të errëson mendjen dhe të dëmton trupin pak e pak deri në vdekje.Njëkohsisht sëmundjet shpirtërore të gjaknxehtësisë dhe të melankolisë shfaqen në shpirt si pasojë e pirjes së duhanit.Të këshilloj të përdorësh kurën shpirtërore për të luftuar këtë pasion.Të rrëfehesh me hollësi për gjithë mëkatet që ke bërë që në moshën 7 vjec e deri më sot dhe të kungohesh me Misteret Hyjnore.Cdo ditë të lexosh në këmbë një ose më tepër pjesë të Ungjillit.
Sapo të filloj të shfaqet zhgënjimi dhe dobësia,të lexosh përsëri Ungjillin deri sa të kaloj.Ose nëse dëshiron shko diku ku të jesh vetëm dhe bë 33 metani (aq sa ishin vitet e Krishtit në tokë), në nderim të Trinisë së Shenjtë”.
Sapo e morri letrën Aleksi e lexoi dhe ndezi një cigare.”Fillova të pij duhan por papritur ndjeva një dhimbje koke dhe një shqetësim nga tymi i cigares.Atë natë nuk ndeza më asnjë.Ditën tjetër ndeza cigaren por ishte e pamundur ta thith tymin sepse më zinte menjëherë dhimbja e kokës.Kështu e preva shumë lehtë duhanin.
Dy vjet më parë megjithëse gjendja ime shëndetsore ishte rënduar shumë,jo vetëm nuk e ndaloja dot cigaren por vazhdoja të pija rreth 75 cigare në ditë.Kur fillova të ndihem shumë i sëmurë dhe i paaftë për të ndaluar duhanin,ndoqa këshillën e shokëve,kërkova ndihmë te Oshënar Amvrosio.Me pendim të sinqertë i kërkova të lutej për mua.Më vonë,kur shkova ta falenderoj,Oshënari më preku kokën që vazhdonte të më dhimbte me bastunin e tij dhe që nga ai moment nuk ndjeva më dhimbje.
Përkthyer nga A. Avrami