Ushtrim shpirtëror
Ai që do të ecë në rrugën e përjetë të së mirës duhet të këtë shumë kujdes në disa gjëra,të cilat në shikimin e parë duken të vogla.Një gozhdë,një gurë i vogël në këpucë mund të të vrasë këmbën dhe të të bëj të vuash shumë.Një përdredhje e gabuar e këmbës mund të të shkaktojnë një dëmtim të rëndë.
Por çfarë gjërash nuk duhet të provojmë dhe si duhet t’i shmangim ato?
Në jetën e përditshme ndeshemi me lloj-lloj gjërash që në pamje të parë nuk i kushtojmë rëndësi.P.sh në jetën e shkollës:s’vemi sot në mësim,shkojmë në klub apo kinema.Shikojmë një emision në orët e vona jo për moshën tonë ;futemi në internet dhe rrimë me orë të tëra,e plot e plot shembuj.Një marrëzi e vogël tani,një gënjeshtër e vogël më vonë e dobësojnë vullnetin dhe na cojnë lehtësisht drejt rrugës së të ligës.Kurse stërvitja që bëjmë duke u privuar nga këto gjëra na e forcon vullnetin dhe na ndihmon të ecim më me lehtësi në rrugën e vështirë të virtytit.Këto duhet t’i bëjmë me gëzim, njësoj sikur luajmë sport dhe vullneti ynë ka për tu forcuar e ne do të mësohemi të komandojmë veten tonë edhe në rastet më të vështira.
Prof.Dr.Anastasi, Kryepiskop i Tiranës,Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Fragment nga libri :Udhëtim shpirtëror