Cudi e Shën Marisë Varnakovas
Ishte mbasdite vonë dhe kishte filluar të errej.Po afrohej ora që manastiri do mbyllte dyert kur atë moment afrohet me nxitim dhe një besimtar i fundit.Ishte një djalë nga qyteti pranë.Pasi puthi ikonat,tha shumë i emocionuar:I detyrohem shumë zonjës Hyjlindëse.Më shëroi dy herë dhe më shpëtoi.Dhe me dy fjalë tregoi historinë e tij emocionuese:
Punoja banakier në një hotel dhe fillova të pija shumë.Për 17 vjet me rrallë isha gjatë gjithë kohës i dehur.Alkoli më dëmtoi mëlcinë.Më cuan në spital në gjëndje shumë të rëndë.Vdekja ishte e afërt.E kisha shumë të vështirë ta ndaloja pijen megjithëse isha në rrezik për jetën.
Atëherë sjell ndër mend Shën Marinë e Varnakovas dhe i thashë këto fjalë të thjeshta por që më dilnin nga zemra:Zonjë Hyjlindëse të lutem me cliro nga pasioni dhe varësia e alkolit dhe më shpëto. Dhe Ajo më dëgjoi menjëherë.Më forcoi dëshirën për të “luftuar”. Në momentet kur përballoja reagimet e organizmit nga mungesa e alkolit,zemra kishte rrahje të shpejta.Iu drejtova zemrës dhe i thashë :Po deshe plas!Të paktën do vdes hesëll dhe jo i dehur. Rrahjet e zemrës mu qetësuan menjëherë dhe që nga ai moment erdhi tek unë dhurata e shpëtimit.Pavarësi totale ndaj alkolit,dicka të cilën shumë njerëz mundohen me vite ta arrijnë.
Dhe e dyta:mëlcia mu kurua plotësisht.
Tani jam i cliruar dhe i shëndetshëm,si të mos e falënderoj?!
Momentet e gëzimit kur je i cliruar nga pasionet dhe jeton i pastër,ashtu sic dëshiron Perëndia,janë shumë të vyera dhe të pashterrshme në krahësim me ato pak gëzime të rreme që jep pija dhe jeta e shthurur.
Përkthyer nga A.Marini