/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Disa nga tregimet e At Josif Spileotit!

Disa nga tregimet e At Josif Spileotit!

Disa  nga  tregimet  e  At Josif  Spileotit!

 

Një herë tjetër natën shkoja tek Ati im Shpirtëror që t’i them mendimet e mia edhe të kungohem. I ulur pak në një shkëmb dhe duke thenë lutjen, dëgjova një zë të ëmbël ku këndonte një zog. Mëndja ime u rëmbye nga ky zë dhe fillova të shkoj në drejtim të tij, që të shikoj se ku është ky zog që këndon kaq bukur. Duke e kërkuar kudo, pa e kuptuar as vetë, hyra në një livadh të bukur nga një rrugë e bardhë si bora dhe me mure të kristalta. Nga ana e brëndëshme e mureve ishin lule në ngjyra të arta dhe të shumëllojëshme. Atëherë mendja ime e harroi zogun dhe u rrobërua nga kjo Parajsë e vërtetë.

Duke avancuar më brenda, pash një pallat të lartë dhe të mahnitshëm, që të linte me gojë hapur. Në derën e këtij pallati qëndronte e Tërëshenjta jonë dhe mbante në prehërin e Saj Jesunë e ëmbël.Ishte e bardhë si bora dhe shkëlqente nga Lavdia Hyjnore. Duke iu afruar, e përqafova edhe ajo diçka më tha. Nuk harroj dashurinë që tregoi për mua, si Nënë e vërtetë. Atëherë unë, pa frikë dhe ndrojtje, ju afrova më shumë, ashtu siç afrohem në ikonën e Saj. Dhe atë që bën fëmija e vogël kur shikon nënën e vetë, atë bëra edhe unë. Se si ika nga ajo nuk e di.

*****

Pastaj nga një rrugë tjetër u gjënda në një lëndinë ku ishte një banesë e bukur. Ata që banonin atje më dhanë një bekim dhe më thanë se atij që do kalojë prej këtej, që është gjiri i Abrahamit, i japim një bekim. Kështu ika prej andej dhe erdha përseri në vete i gjetur ulur në atë shkëmb, ku isha mbështetur për t’u çlodhur.

*****

Njëherë isha kaq i trishtuar, saqë jeta ime ishte një torturë e vazhdueshme. Në më të shumtën e rastëve vuaja nga të tjerët,sepse ndërsa unë doja që t’i ndihmoj që të shpëtojnë, ata talleshin me mua dhe më ngisnin.

I gjetur në një gjendje të tillë dhimbjeje, dhe trishtimi, tek po mendohesha, duke ecur, u gjënda në një fushë, ku sipërfaqja e saj ishte e bardhë si bora. Plot me kureshtje dhe si në ekstazë mendohesha dhe thosha: – Si u gjënda unë në këtë vend kaq të bukur? Dhe përpiqesha të largohem se mos më shikojë njëri dhe do të më bërtas sepse kisha hyrë pa leje. Duke kërkuar majtas e djathtas për të gjetur rrugëdalje, pash një derë të nëndheshme në të cilën hyra brenda. Atje brenda ishte Kisha e së Tërëshenjtës Hyjlindëse. Atje rrinin shumë të rinj të stolisur me uniforma të arta dhe të mahnitëshme. Kishin nga një kryq të kuq në gjoks dhe në ball. Një nga ata që dukej si ushtarak u ngrit nga vëndi i tij dhe më thotë:

-Eja brenda se ty po të prisnim.

-Më fal, i thash, po unë nuk jam i denjë që të ulem atje, më mjafton të qëndroj përpara këmbëve tuaja.

Ai, më buzëqeshi dhe më la përpara tempullit (pëpara ikonastasit) tek ikona e së Tërëshenjtës dhe iu drejtua asaj dhe i tha:

-Zonjë dhe Zonjë e të gjithëve, Mbretëreshë e Ëngjëjve, e Terëshenjtë, Hyjlindëse Virgjëreshë, tregoi këtij shërbëtorit tënd hirin tënd, i cili vuan kaq shumë për dashurinë tënde, që të mos e vërë përposhtë trishtimi i tij.

Befasisht doli kaq shumë ndriçim nga ajo ikonë Hyjnore dhe kaq e bukur u duk në të gjithë trupin e Saj e Tërëshenjta, saqë rash poshtë në këmbët e Saj pa mundur ta prek dhe duke qarë thirra:

-Më fal Nëna ime, që pa e kuptuar të dëshpëroj!

Kështu i lagur nga lotët e mia dhe plot me gëzim erdha përsëri në vete.

 

Marrë nga libri:”Tregime nga jeta tjetër “

Botuar nga “Kosherja Ortodokse Selanik”

 

Disa nga tregimet e At Josif Spileotit!