Feja dhe shkenca
“Feja dhe shkenca janë dy motra binjake.Nuk kanë konflikte por janë kollonat e një ndërtese që quhet e vërteta”.I tillë është shembulli i pedagogut të fakultetit të mjekësisë në Athinë,Panajioti Dhimakaku.
Isha në sallë duke bërë operuar një pacient 52 vjeç nga Samothraki,babai i 5 fëmijëve i cili kishte aortën e bllokuar.Gjatë ndërhyrjes vura re se gjendja ishte shumë më e komplikuar,gjë të cilën nuk e treguan analizat.Duhet të veproja shumë shpejt sepse koha që arteriet mund të qëndronin pa rrjedhje gjaku dhe oksigjen ishte vetëm 60 minuta.Kishin kaluar 30 minutat dhe unë duhet të pastroja dhe të mbyllja aortën.Më mbuluan djersë të ftohta dhe menjëherë fillova të pëshpërisë ngadalë:”Krishti im i ëmbël,shtriji duart e tua dhe udhëzo gishtat e mi”.Në atë gjëndje,me aortën e hapur bëj “si i verbër”ndërhyrjen më të “çmendur që do mund të bëja dhe në më pak se 30 minuta.
Kur bëmë kontrollin e venave,i cili na fotografon arteriet,pacienti dukej si i sapo lindur dhe nuk kishte bërë kurrë ndërhyrje.Sikur nuk ishte sëmurur kurrë!Atëherë ua thashë të vërtetën kolegve të rinj:”Nuk operova unë por luta dikë tjetër që të operoj”.Nuk kam për ta harruar kurrë këtë! Pëshpërita poshtë maskës tre herë si lutje:”Krishti im i ëmbël,shtriji duart e tua dhe udhëzo gishtat e mi”.